Zgjedhjet studentore në UKZ, fituese “Rinia Studentore – Kadri Zeka”

 Zgjedhjet studentore në UKZ, fituese “Rinia Studentore – Kadri Zeka”

Në Universitetin “Kadri Zeka” u mbajtën zgjedhjet për anëtarë të Senatit nga stafi akademik dhe administrativ.

Procesi i votimit për zgjedhjet e anëtarëve të Senatit nga Stafi Akademik dhe Administrativ në UKZ është përmbyllur me sukses.

Në këto zgjedhje kanë ushtruar të drejtën e votës sikurse Stafi Akademik edhe ai Administrativ, duke iu përgjigjur kështu pozitivisht thirrjes për votë për të zgjedhur të preferuarit e tyre.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Vaxhid Sadriu , njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i UKZ-së, tha se procesi ka qenë i rregullt dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi. Komisioni zgjedhor pranë Universitetit i falënderon të gjithë pjesëmarrësit për këtë proces.


“Procesi zgjedhor ka rrjedhë jashtëzakonisht mirë. Kemi pasur dy organizata studentore, dhe dihet që ekziston një rivalitet për arsye të ndryshme. Pavarësisht që ndonjëherë mund të ketë në opinion pakënaqësi eventuale, vlerësojmë se procesi ka qenë i ligjshëm, transparent dhe i rregullt. Totali i votuesve ka qenë i kënaqshëm. Numri i studentëve me të drejtë vote ka qenë 1593, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë dalur në votime, ka rezultuar të jetë në përqindje 31.82 % nga numri i gjithmbarshëm i studentëve me të drejtë vote. Kjo shifër është e kënaqshme pasi është standard i përafërt kudo në zgjedhje nëpër institucione universitare ndërkombëtare”, tha ai për Tv Gjilani.


Sadriu ka saktësuar më tej se në 4 njësi akademike ka fituar “Rinia Studentore – Kadri Zeka”, kurse në një njësi ka fituar “Iniciativa Studentore – Kadri Zeka”. Ai ka nënvizuar se këto rezultate, ndonëse preliminare, janë publikuar si të tilla të premten, ndërsa rezultatet përfundimtare, ka thënë se do të prezantohen gjatë javës së ardhshme.

Në anën tjetër, Sara Keqmezi, kryetare e organizatës Studentore “Rinia Studentore “Kadri Zeka”, enkas për TV Gjilani tha se në zgjedhjet e se enjtes, janë manifestuar parregullësi, duke nënvizuar se edhe procesi parazgjedhor është përcjellë poashtu me parregullësi të ndryshme.

Organizata studentore që ajo drejton i ka adresuar ato te organet gjegjëse, por që nuk ka marrë përgjigje, psipas saj, sipas saj, shkaku i ndikimeve të grupeve të interesit në disa nga anëtarët e stafit akademik/administrativ të universitetit.


“Mbeshtjetja për grupin tjetër ka qenë edhe kësaj radhe, sikur në vitin 2021, në shumë raste i drejtpërdrejtë. sigurisht që kjo mbështjetje ka bërë që në mënyre direkte të ndikohen studentët për votën e tyre. Ndërhyrje të organizatave jolegjitime ka pasur edhe nga UP ditën e djeshme (e enjte), në kohën kur janë mbajtur zgjedhjet; ndërhyrje në objektin e Universitetit. Ndërsa edhe për këto raste kemi dërguar ankesa dhe kemi pritur për mbështetje nga organet kompetente që duhej të siguronin mbarëvajtjen e zgjedhjeve, e që nuk ka ndodhur!”, konstatoi ajo.


Kryetarja e Organizatës “Rinia Studentore – Kadri Zeka”, Sara Keqmezi më tej ka shtuar se “Rinia Studentore” pavarësisht këtyre, organizata studentore të cilën e drejton ka fituar bindshëm këto zgjedhje, ku ka fituar në 4 nga 5 njësitë akademike, ndërsa ka falënderuar studentët për të cilët tha se “i kanë rezustuar tundimeve të profesorëve dhe personave tjerë që kanë premtuar dhe shpërndarë shpërblime nga me të ndryshmet, që të mos u bashkohet “Klounëve” dhe “juniorëve” të tyre për të krijuar një Universitet ku mbizotëron padituria, injoranca dhe provincialiteti.”


“Falenderojme secilin student që ka qenë aktiv në këto zgjedhje dhe ka ndihmuar në çfarëdo forme, gjithashtu falënderojme Policinë e Kosoves që ishte në krye të detyrës ditën e zgjedhjeve, duke sjellur rendin brenda objektit”, ka përfunduar ajo duke uruar konsistencë bashkëpunimi mes studentëve të UKZ-së.

Të ngjajshme