ZGJEDHJET E 14 TETORIT ,DHE MISHMASHI NË PARTITË POLITIKE!

 ZGJEDHJET E 14 TETORIT ,DHE MISHMASHI NË PARTITË POLITIKE!

Sa,më afër dita e zgjedhjeve, aq më tepër mistere me kandidatët për kryetar e këshilltar komunal!

Që në fillim ,të hartimit të listave për kandidat për këshilltar ,partit politike filluan kalkulimet e tyre !

Tani,kemi një kandidat për kryetar i cili na bëri një sihariq ,s’do të bëjë fushatë,por,ai me këtë hap ,po bënë fushatë!

Çfarë fushate i mbeti këtijë kryetari të bëj më?

Tetë vite në pushtet ,a nuk i mjaftuan që të tregojë se din të menaxhojë ,udhëheq qeverisjen komunale?

Tetë vite ,me drejtor të cilët edhe përgaditjen shkollore e kishin shkollën e mesme,por,disa as që ishin të kualifikuar për drejtorin që e udhëheqin,apo për herë të parë përvojën e punës e filluan në pozitën e drejtorit?

Edhe ditë e natë ,të qëndrojnë me pankartë në duar,se do të “Qeverisë më mirë , populli e ka nda mendjen kend t’a votojë”.

Ndërsa ,te kandidatët për këshilltar komunal,sipas disa partive dhe listave të tyre , po shifet një seleksionim jo kualitativ!

Në partinë në pushtetin komunal,angazhim apo kandidimi,i atyre që kanë postin e drejtorit në qeverisje komunale fletë shumë!

Ndoshta, s’kanë kuadro më cilësor, apo eliminim të ktyre ,nga skena politike,mendojë se qëndron e dyta!

Kjo ,do të ju sjell akoma më pak vota,sepse kërkesat e qytetarëve s’kanë mundur t’iu plotësojnë ,gjatë mandatit të tyre s’i drejtor!

Në partitë e opozitës ,vërehet se listat e tyre janë nga ata që kanë fituar në zgjedhjet e fundit për këshilltar ,çka edhe kjo është e logjikshme, deri te ato parti ,që i kanë larguar nga lista ata të cilët kanë pasur më shumë vota,kjo është për qudi…!

Njëherit, te disa parti më të vogla të opozitës ,kanë filluar gjahun për të kompletuar listën ,dhe kah të mundën thërrasin dhe i futin në listë,edhe pse angazhimi i tyre në politikë për herë të parë është është kandidimi për këshilltar komunal!

Prandaj, një kaos në parti politike,si pasojë do të ketë qarjet, ndarjet,largimet dhe merkato vetëm sa ka filluar !

Partitë politike ,në Kosovë konsolidimin e kanë shumë larg,më aferë shuarjen e disa partive të vogla,por,edhe të atyre që ishin në pushtetin qëndror edhe në pushtetin lokal,ose reformim, ose shuarjen do ta përjetojnë !

Reformimi po ,por,jo për 180 shkallë!

Zgjedhjet ,e 14 shkurtit dhanë një mesazh se populli di të lexoj dhe të kuptojë,tani edhe 17 tetori në zgjedhje komunale ,do të ju tregojë se është koha për kuadro e cilësi,edhe pse me disa përjashtime ,e mbushurë lista me kandidat anonim !

Zgjohuni ju kandidat për kryetar e këshilltar ,populli ju njeh mirë,fushatën ndash bëne ditën apo natën, populli iu ka përcjell ndërvite,deri te kutia e votimit mendimi mund t’a ndërroj një detal i jetës t’uaj!

Jetojm në kohën e teknologjisë më të avancuar informative,dhe karierën dhe jetën e juaj e kanë në një celular,asgjë s’është e panjohur për qytetarin !

Ai kandidat, i cili s’mund të merr vota në rrethin e vetë ,s’ka qenë mirë as të kandidojë !

Më,nuk votohet se e kam familjar, por,votohet se e meriton!

Në zgjedhjet e para s’i në nivel lokal dhe qëndror ,kandidatët dhe të zgjedhurit ishin përsona me kredibilitet të lartë njerëzor e profesional!

S’paku ,dinin shkrim lexim,çdo ditë e më shumë cilësia po bie,ndërsa me diploma janë të mbushura sallat e kuvendeve!

Prandaj,ju udhëheqje e partive politike,keni krijuar një mishmash të paparë me një pjesë të madhe të kandidatëve për këshilltar komunal ,pritne rezultatin befasues!

Keni mbjellur erë,do të korrni fortunë ,edhe pas marrjes së mandatit, këta këshilltar ,s’i ju erdhën edhe dot shfrytëzojnë mërkaton për transferim!

Të ngjajshme