Zgjedhja e Kryesuesit – reagon kryetari Hyseni: 𝗠𝗷𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗸𝘂𝗳𝗶!

 Zgjedhja e Kryesuesit – reagon kryetari Hyseni: 𝗠𝗷𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗸𝘂𝗳𝗶!

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, me 20 vota për dhe asnjë kundër, ka zgjedhur sot, në një seancë të jashtëzakonshme, kryesuesin e ri, Kushtrim Kadriu (Vatra). Kadriu mori votat e partive opozitare, në një seancë ku ishin të pranishëm 32 anëtarë të Kuvendit, ndërkaq në votim morën pjesë vetëm 20 prej tyre.

I menjëhershëm ka qenë një reagim i kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili është shprehur se “Mjerimi nuk ka kufi”.

“Sot, në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal. LDK dhe PDK bashkë kanë numra të mjaftueshëm që të zgjedhin kryesuesin e ri. Ata u pajtuan kundër nesh, por pozita e vetme si copëz ndarje mes tyre nuk i le të bëhen bashkë. Në këtë seancë, kasta e vjetër kleptokraste e zhvatëse zgjodhën për kryesues një asambleist që ka një grusht votash. Për më tepër, kryesuesi i ri para pak kohe është dënuar nga gjykata dhe është nxjerrë aktgjykim dënues ndaj tij.|, ka thënë kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai theksoi se për interesa të përbashkëta e për punë të ndyta mund të bëhen bashkë. Tash, kur kanë shumicën në Kuvendin Komunal, nuk kanë guximin që të dalin para qytetarit duke kryesuar edhe asamblenë por struken pas satelitëve që pak vite më parë i kishin kundërshtarët më të mëdhenj.

“Është tejet zhgënjyese të shohësh, të veprosh e jetosh me nivelin e politikës së vendit tonë. Por, prapëseprapë, kjo ngjarje e shumë të tjera, për ne, që jetojmë për ndryshim, që frymojmë ndryshe, që punojmë ndryshe duhet të jetë dhe është motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt synimeve tona. Bashkë me qytetarët jo kundër tyre. Me ndershmëri e profesionalizëm për ndryshim”, ka thënë në reagimin e tij, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Të ngjajshme