Zarife Asllani, kryetare e Gruas së AAK në Gjilan zhvilloi takim të rëndësishëm në Gjermani

 Zarife Asllani, kryetare e Gruas së AAK në Gjilan zhvilloi takim të rëndësishëm në Gjermani

Sot pata kënaqsin te jem në qytetin e Pfullendorf ku zhvillova një takim të rëndësishëm me Z. Bernd Mathieu, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik, Komuna e Pfullendorf.

Takimi kishte si qëllim kryesor diskutimin dhe Bashkëpunimin midis dy institucioneve, me synim përmirësimin e infrastrukturës ekonomike dhe shëndetësore në Pfullendorf dhe Gjilan.

Në takim u diskutua për rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e zhvillimit ekonomik dhe shëndetësor.

– U theksua nevoja për organizimin e seminareve dhe punëtorive të përbashkëta që do të mundësojnë trajnimin dhe zhvillimin profesional të palëve të interesuara.

– Palët ranë dakord për të bashkëpunuar në aplikimin për fonde ndërkombëtare që do të mbështesin projekte të përbashkëta.

Takimi u përmbyll me shprehjen e gatishmërisë për një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm që do të sjellë përfitime të ndërsjella për Pfullendorf dhe Gjilan. Ky bashkëpunim pritet të jetë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e të dyja komuniteteve.

Zarife Asllani,

Kryetare e Gruas së AAK në Gjilan

Të ngjajshme