Xhamia e Merasë, a deni se ku gjendet
Dikur në Ulqin, para ardhjes së Malit të Zi, kishte 9 xhami. Njëra prej xhamive të cilat janë rrënuar nga pushteti ka qenë edhe Xhamia e Merasë, shkruan ul-info.
Xhamia e Merasë është rrënuar në vitin 1963. Objekti ka pasur minare prej druri. Pas disa viteve në atë vend është ndërtuar stacioni i autobusave, në vitin 1967.
Tyrbja e familjes Pulti gjendet aty ku ka qenë gjithmonë. Sipas tregimit të Bilal Pultit (1946) Tyrbja e familjes tyre ka qenë “në rrezik” për t`u rrënuar në vitet e nëntëdhjeta, por angazhimi dhe kundërshtimi i tyre e ka ndaluar këtë akt vandalizmi.
Pushteti lokal ka treguar pak mirëkuptim për arsye se vendparkingun në këtë lokalitet e shfrytëzon Bashkësia Islame e Ulqinit.