Vonesat në projekte infrastrukturore, ?????? ? ?????? ????? ??????? ??? ???????ë ?????: Mos e ndëshkoni Gjilanin

 Vonesat në projekte infrastrukturore, ?????? ? ?????? ????? ??????? ??? ???????ë ?????: Mos e ndëshkoni Gjilanin

Ish-kryetari i Gjilanit nga LDK, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryetarin aktual të Vetëvendosjes, Alban Hyseni, për moskryerjen e punëve të komunës.

Ai thotë se ka vonesa e probleme teknike në disa projekte, derisa për këtë i drejton edhe një kërkesë Qeverisë së Kosovës për “mosndëshkim” kolektivisht Gjilanin dhe Anamoravën meqë, sipas tij, nuk ka buxhetuar asgjë për autostradën.

“Përveç vonesave e problemeve teknike, ne kemi parë edhe devijim të projekteve në rrugën Gjilan-Livoç të Ulët -Kllokot, e cila nuk po ndërtohet sipas projektit të pritur. Rruga hyrëse e dalëse Gjilan-Prishtinë nuk ka filluar fare, ndërkaq ajo Gjilan-Kamenicë, ka probleme serioze. Ku mbeti vazhdimi i rrugës Gjilan – Kumanovë?!”, ka shkruar Haziri.

Për stadiumin e qytetit, Haziri thotë se kjo qeverisje lokale ia ka humbur 840 mijë euro dhe nuk ka arritur as ta vazhdojë ndërtimin e këtij projekti.


“Derisa për projektin e impiantit, që ne si qeverisje e LDK-së e kemi sjellë me mund të madh, qeverisja e VV-së e ka programuar financiarisht për vitin 2028, ndërkohë që do të duhej të përfundojë brenda 18 muajve”.

Haziri shtoi se programe të vogla, jozhvillimore, destimulative dhe pa angazhim, “Komuna që udhëhiqet nga VV po vazhdon t‘i shpenzojë ditët e mandatit të saj, duke mos krijuar ambient të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik dhe atraktimin e investitorëve.”

Nënkryetari i LDK-së tha se Gjilani e ka një kryetar bedel, duke e akuzuar se projektet që i ka sjellë sa ka qenë në krye të komunës po i trajton si të huajat.

“Krejt këto po ndodhin për shkak se Gjilani është pa kryetar, funksionon me bedel që i kryen shërbime disa ministrave e zëvendësministrave. Më shumë se në Shtime dhe në Podujevë nuk mund të mbërrijë politikisht, duke mos pasur kurrfarë ndikimi dhe është mbyllur në një qark politik. E keqja e madhe është që z. Hyseni po i trajton projektet e Gjilanit të cilat i kemi sjellë ne, si të huajat, duke u munduar të mbijetojë në kënetë!”.

Të ngjajshme