Valon Syla: Liberalizimi i vizave me stikersa nuk merret

 Valon Syla: Liberalizimi i vizave me stikersa nuk merret

Gazetari dhe opinionisti Valon Syla, ka thënë se liberalizimi i vizave me stikersa nuk merret.

Pas lajmit se në Agjendën e Samitit të përfolur të BE’së, nuk do të jetë në rend dite liberalizimi i vizave të Kosovës, ka reaguar Valon Syla në Facebook.

Ai ka thënë se liberalizimi i vizave me stikersa nuk merret, por sipas tij me marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë.

“Pastaj vjen liberalizimi i vizave. Pastaj 5 njohjet e shteteve antare të BE’së. Pastaj një njohje e kufirit kosovar nga Serbia, që janë jetike për integrim të Kosovës në NATO, se për integrim në BE ka me pas telashe tjera. Kaq. Por Kurti me taktika marksiste dhe me parulla alla Bota Sot, ka qef me thonë Porti i Lagt i Durrësit, porti i thatë i Prishtinës, guri i lehtē, zalli im, pordha e ftoftë.”, ka shkruar Syla.

Agjenda e Samitit të përfolur të BE’së po del të jetë zhgënjyese për Kosovën, anipse u përmend liberalizimi i vizave që do ishte në rend dite, por nga përditësimi i fundit nuk figuron askund kjo pikë diskutimi.

Në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës përmenden pikat që do diskutohen, por nuk figuron liberalizimi i vizave. Kjo duke e bërë çështjen e situtën edhe më zhgënjyese për Kosovën, pasi pritshmëritë ishin të mëdha. ‘’Liderët e BE’së dhe të Ballkanit Perëndimor do takohen mëngjesin e 23 qershorit sipas agjendës së publikuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Takimi do të diskutojë progresin e Integrimit Evropian dhe sfidat që rrjedhin nga agresioni rus në Ukrainë. Theksohet në agjendën se nga liderët e BE’së pritet që të diskutohet për aplikimet për anëtarësim nga Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjia’, thuhet në agjendën e BE’së.

Derisa përmenden zgjerimi i BE’së, çështjet ekonomike, konferenca për të ardhmen e Evropës, askund nuk është cekur liberalizimi i vizave për Kosovën.

E në rend dite të këtij samiti nuk do jetë as hapja e bisedimeve për integrim evropian i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se edhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, pati thënë se liberalizimi i vizave do vijë shumë shpejt por nuk mund ta përmend datën. Ndërsa shpresat u patën zgjuar edhe te politikanët e shtetit, të cilët madje bënin edhe ‘’plane’’ se nga kur pritej që qytetarët e Kosovës të udhëtonin lirshëm.

Të ngjajshme