Turqia dhe Serbia me “𝗺𝗮𝗿𝗿ë𝗱𝗵ë𝗻𝗶𝗲 𝘁ë 𝘀𝗵𝗸ë𝗹𝗾𝘆𝗲𝗿𝗮”, Daçiq do të takohet me Erdoganin
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shkuar për vizitë zyrtare në Turqi.
Daçiq do të takohet me krerët më të lartë të shtetit turk.
Fillimisht, Daçit pritet të takohet me kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu, ndërsa është planifikuar edhe një takim në Kuvendin e Turqisë me kryeparlamentwrin turk, Mustafa Sentop. Vizits e Daçiqit, siç shkruajnë mediat serbe, do të mbyllet me një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Turqia dhe Serbia vlerësojnë marrëdhëniet e tyre. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas një takimi të fundit me Erdoganin, ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve “janë të shkëlqyera”.