Theret me thikë një burrë në oborrin e Emergjencës në Gjilan

 Theret me thikë një burrë në oborrin e Emergjencës në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për vrasje në tentativë në Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari e ka goditur me thikë një burrë në oborrin e Emergjencës në Gjilan.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. “7 Shatori”-Gjilan,17.09.2024-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Të ngjajshme