Thaçi rriti pagat e mjekëve 132%, të policëve 139%, të profesorëve 185%, të doganierëve 202%

 Thaçi rriti pagat e mjekëve 132%, të policëve 139%, të profesorëve 185%, të doganierëve 202%

Ish kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, është pothuajse i vetmi Kryeministër i cili kishte rritur pagat në sektorin publik, por edhe pensionet e të gjitha kategorive. Gjatë mandatit të tij ishin rritur disa herë pagat. Fillimisht në vitin 2011 e pastaj edhe në 2014. Kryeministri Kurti fillimisht kishte premtuar se do ta rris pagën minimale në 350 euro, por më pastaj e uli në 250 euro. As njëra e as tjetra ende nuk kanë ndodhur.

Mjekët fillimisht kishin pagat 234 euro dhe ua rriti në 544 euro (këtu nuk përfshihen kujdestaritë e shtesat e tjera). Rritje ishte 132%.

Profesorët universitar fillimisht kishin paga 501 euro, ndërsa më pastaj u rritën në 1430 euro. Rritje 185%.

Policët e Kosovës fillimisht kishin pagën 247 euro, dhe më pastaj u rritën në 589 euro. Rritje 139%.

Doganierët e Kosovës kishin 163 euro, por me rritjen e pagave atyre u shkoi në 497 euro. Rritje 202%.

Poashtu, edhe kategoritë e tjera përfituan nga rritja e pagave dhe pensioneve.

Pavarësisht se ishte në konflikt me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ai në momentin që i fitoi zgjedhjet e para i rriti pensionet e invalidëve nga 84 euro në 361 euro. Hashim Thaçi nga 175 rriti pensionet për familjet e dëshmorëve në 448 euro. Thaçi rriti pensionet e invalidëve të UÇK-së me shkallë 80% të dëmtimeve nga 177 në 673 euro.

Të ngjajshme