Të rinjtë shqiptarë po perfitojnë deri 200 mije euro nga kjo punë online. Ja si duhet te punoni!
Dorian H. është një i ri shqiptar që ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit. Profesioni i tij është i lidhur me zhvillimin e web-eve dhe i shet shërbimet e tij në platformën “upworks” kundrejt një pagesë 75 dollarë për orë.
të mbresëlënëse se Doriani ende një djalë i ri ka arritur të fitojë shumë para duke jetuar në Shqipëri. Si ai janë edhe qindra të rinj dhe të reja nga Shqipëria që shesin njohuritë e tyre në internet. Fitimet e për punën e tyre online janë të konsiderueshme që shkojnë në mijëra dhe qindra mijë dollarë, në disa raste.
Platforma “Upwork” është një aplikacion që liston për punë online profesionistë nga e gjithë bota. Gjatë periudhës së pandemisë regjistrimet nga Shqipëria janë rritur në mënyrë të dukshme. Banka Botërore në një raport të posaçëm për zhvillimin e e-comerce gjatë pandemisë vuri në dukje se Shqipëria pati një numër të lartë të profesionistë që u regjistruan në platformën “upworks”.
Numri i Shqiptarëve të regjistruar në këtë platformë shpesh kaloi atë të vende të zhvilluara.
Elda. K një arkitekte me përvojë 12 vjeçare ka fituar 90 mijë dollarë nga puna e saj online, sipas të dhënave nga platforma “upworks”.
Profesionistët shqiptare përfshijnë fusha të ndryshme që nga shërbime IT, arkitekt, përkthyes, menaxherë, këshillues, ekonomistë, inxhinierë IT, etj.
Të rinjtë shqiptarë profesionistë kanë marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga punëdhënësit, për shkak se ofrojnë shërbime të mira kundrejt një pagesë jo shumë të lartë.
Një e re nga Tirana raportohet të ketë fituar 60 mijë dollarë nga përpunime të avancuara te të dhënave në excel. Punëdhënësit e saj ishin të mahnitur për cilësinë e lartë të punës në një afat të shkurtër.
Profesionistët shqiptare ofrojnë punë kundrejt një pagesë që shkon nga 10 dollarë deri në 80 dollarë ora sipas shkallës së vështirësisë së punës. Por për disa shërbime si, arkitektura dhe përkthimi profesionistët shqiptarë kërkojnë pagesa shumë më të ulëta se kolegët e tyre në Rajon dhe në Europë.
Banka Botërorë e sheh e-commerce si një mundësi jo vetëm për profesionistët shqiptare, por edhe për kompanitë shqiptare të cilat mund të shesin prodhimet e tyre në tregje me të mëdha se popullsia e vogël e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh.
Në një raport të fundit, “Diagnostikimi i E-commerce në Shqipëri” Banka Botërore tha se karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në Shqipëri bizneset u përpoqën që të përshtateshin me kushtet që kishin drejt një tregtie online edhe pse të cunguar. “Në 2020, kriza e COVID-19 ka çuar në një nxitje të madhe drejt dixhitalizimit të ekonomisë shqiptare. Një anketë e Bankës Botërore me Sipërmarrjet për vitin 2020 tregon se 20 për qind e firmave shqiptare të anketuara ose kanë nisur ose kanë rritur aktivitetin e biznesit online gjatë pandemisë së COVID-19. Në një anketë me konsumatorët Banka Botërore tregoi se 55 për qind e të aknketuarve ishin përgjigjur se kishin rritur përdorimin e shoppin-ut online që nga nisja e pandemisë”, vlerëson Banka.