Sukseset e garantuara në Qendrën e Trajnimeve “AlphaX”

 Sukseset e garantuara në Qendrën e Trajnimeve “AlphaX”

Rezultatet e theksuara, sukseset  e arritura të nxënësve dhe të studentëve, nevojat e ndryshme, si dhe kërkesat e vazhdueshme të prindërve në mbështetjen e fëmijëve të tyre për lëndën e MATEMATIKËS, ndikuan vullnetshëm në hapjen e Qendrës së Trajnimeve “AlphaX”.

Kjo qendër ofron trajnime nga MATEMATIKA për:

ndihmë në detyrat e shtëpisë; teste shkollore; testin e Arritshmërisë (Semimaturës); testin e Maturës Shtetërore; gara: shkollore, komunale, shtetërore ose mbarëkombëtare; garën ndërkombëtare Kangaroo, provime pranuese nëpër universitete vendore (UP, UKZ), provimin pranues në Rochester Institute of Technology (RIT); Testin ndërkombëtar Scholastic Assessment Test (SAT); Kollokfiume ose provime universitare e tjera.

AlphaX”, ofron shërbime  edhe për: Gjuhë dhe letërsi shqipe, lëndë shkencore (Fizikë, Kimi dhe Biologji), mësim plotësues dhe shtues për nxënësit e klasave  1 – 5.

Me staf profesional e të përkushtuar  suksesi në këtë qendër është i garantuar.

Fëmijët pa asnjë mëdyshje  do të përparojnë në mësimet e rregullta, fitojnë shkathtësi në jetë,  zgjidhin probleme matematikore, formulojnë pyetje logjike, zhvillojnë mendimin kritik, diskutojnë e reflektojnë, marrin shpjegime shtesë e informacione të dobishme,   përvetësojnë dhe thellojnë njohuritë tyre bazë, dhe do të triumfojnë suksesshëm  në gara të ndryshme.

Qendra  e Trajnimeve “AlphaX” gjendet në rrugën  “Haki Myderrizi”, nr. 303d, në Gjilan(ish qendra e kurseve KEY CENTRE, afër ish Postës së Vogël).

Posedon  tri hapësira për mësim, me tabela të bardha, projektor,  sanitari, me një sipërfaqe prej rreth 100 m/2, infrastrukturë përcjellëse (ngrohje qendrore, klimatizim) dhe 2 hyrje.

Të ngjajshme