STOP mjegullës dhe marrëzisë!

 STOP mjegullës dhe marrëzisë!

Kriza evropiane (dhe globale) e energjisë, më së shumti e

i ka goditur shoqëritë me mungesë vetanake të gjenerimit të saj. Kjo krizë reale ka shkaktue ngritje dhe dendësim enorm të “mjegullës” në publikun e Kosovës e cila fatkeqësisht, nuk arriti kurrë që brenda këtyre 21 viteve të nis investime në kapacitete të reja gjeneruese për ta rritur sigurinë dhe kualitetin e furnizimit të ekonomisë dhe të amvisërive të vendit me energji elektrike.

Ka disa muaj që diskutimet për këtë temë janë bërë aq joparimore, aq bajate e të pakuptueshme për publikun e Kosovës sa, më së miri do ti kisha definue me nocionin e zhurmës skajshmërisht kontaminuese. Këtu, përveç studiove televizive nuk bën aspak përjashtim edhe vet maja e përfaqësimit të interesave qytetare e që është Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe komisionet e tij përkatëse të kësaj fushe.

Pytjet që lindin natyrshëm janë:

A ka qeveri sadopak normale e cila pa patur trysni dhe arsye të madhe do ta kishte preferuar ngritjen e çmimit të energjisë?! Sigurisht që nuk ka ekzistue dhe nuk ekziston aso qeverie në këtë vend.

A ka Rregullator të energjisë i cili kishte me qenë aq i papërgjegjshëm sa, pa analizë dhe ekspertizë të detajuar, kishte me e propozue ngritjen e çmimit të energjisë?! Sigurisht që nuk ka pasë këso rasti edhe atëherë kur bordet e ZRrE kanë qenë jo mjaftueshëm kompetentë dhe kur stafi ka qenë me përvojë jo të bollshme e bile edhe i pakompletuar sa duhet. Aq më e sigurtë që ky rast nuk është sot kur struktura profesionale e zyrës është e kompletuar dhe me eksperiencë të pasur rreth 20 vjeçare. Bordi është i kompletuar dhe me njohuritë e mia, në kuptimin profesional, është nga më të mirët deri sot.

E çka mbetet pas këtyre konstatimeve përveç argumentit aq të dukshëm e aq bindës se kjo çështje duhet ti lihet në dorë pikërisht ZRrE-së (si i vetmi autoritet ligjor i autorizuar ta bëjë këtë analizë dhe ti propozojë tarifat për çmimin e energjisë). Natyrisht që ZRrE këtë e bën në konsultim me të gjithë akterët tjerë të sektorit të energjisë por edhe me sektorin politik, social e ekzekutiv poashtu.

Pse kjo nguti për me i ra kaq shumë në qafë ZRrE-së dhe përmes saj me e goditë me çdo çmim e me çfarëdo gjuhe qeverinë?!. Në rregull, demokratike është mos me u pajtue me propozimin dhe me e kontestue atë por shumë bajat e keq po dalin ata që po e nisin këtë kontestim.pa fakte të qarta e të mjaftueshme. Në këto debate e diskutime disa po e shpërfaqin përveç tendencës së pastër diskredituese edhe mjerimin e tyre të njohurive mbi këtë fushë.

Kjo temë nuk është për gjithkend. Para së gjithash është për njohësit e mirë të lëmisë e pastaj edhe për ata që dijnë me ia shpjegue thjeshtë e qartë publikut se pse duhet të ketë rritje të çmimit të energjisë dhe cila kategori duhet të ngarkohet më shumë, cila më pak dhe cila do të duhej të lirohej nga kjo ngarkesë e rritjes?!

Disa kanë kërkuar që qytetarët të dalin e të protestojnë. E ligjshme është edhe kjo por, para se me ndodhë ftesa për protestë, ata që po e bëjnë këtë, do të duhej me ia sqarue veti (dhe mileti) se prej nga do ti siguronin financat për me e pague çmimin enorm të importit të energjisë po të ishin ata vet në qeverisje?!

Shumë mjegull dhe paqartësi e prodhuar me qëllimin e vetëm – përfitimin politik që me këtë temë është shumë përfitim simbolik dhe gati neglizhent.

Ajo që tani dhe përhershëm i duhet shoqërisë së Kosovës është me i thënë STOP këtij lloji të padurueshëm të bullizmit mbi të.

Thënë ndryshe duhet me i thënë STOP marrëzisë që po na e dominon debatin në Kuvendin e Kosovës dhe nëpër studiot tona televizive!

Troç e qartë: Energjia është artikull jetësor si çdo artikull.tjetër i domosdoshëm. Dhe sikur çdo artikull, energjia blehet dhe konsumohet. Andaj ajo edhe duhet të paguhet dhe ska,qysh ndryshe.

Bile, a e paguajmë përmes faturave të energjisë apo me milionat e buxhetit është fare njësoj sepse, qē të gjitha këto para janë të taksave që i paguajnë familjet dhe bizneset tona.

Apo jo?!

/Nga Qemajl Mustafa/

Të ngjajshme