Spitali Rajonal në Gjilan ?ë??? me sistemin digjital të teknologjisë më të re PACS

 Spitali Rajonal në Gjilan ?ë??? me sistemin digjital të teknologjisë më të re PACS

Sistemi digjital i teknologjisë më të re PACS System tanimë është aktivizuar edhe në Radiologjinë e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Ky sistem digjital bën ruajtjen dhe transferimin e të dhënave, pra imazheve dhe raporteve.

Në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e Spitalit të Gjilanit, thuhet se PACS shpejton punën në dërgimin e të dhënave tek mjeku, duke mundësuar kështu më shpejt në arritjen e shpejt të diagnozës radiologjike.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan:

Në Radiologjinë e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan aktivizohet sistemi digjital i teknologjisë më të re PACS System (picture archiving and communication system), sistem i arkivimit dhe komunikimit të imazheve.

PAKS është metodë digjitale e ruajtjes dhe transferit të të dhenave (imazheve dhe raporteve).

Paksi funksionon në atë mënyrë që ekzaminimet e bëra në radiologji përcillen prej aparaturës deri te radiologo në kohë reale, pastaj imazhet e fituara ekzaminohen, vlerësohen dhe bëhet raporti i cili në mënyrë elektronike shkonë tek mjeku udhëzues.

Ky sistem u mundësua nga kompania Medica, sistem i cili lehtësonë dhe shpejton punën në dergimin e të dhënave tek mjeku udhëzues, gjë që mundëson arritjen e shpejt të diagnozës radiologjike.

Të ngjajshme