Sot dy protesta, një në Prishtinë e tjetra në Podujevë

 Sot dy protesta, një në Prishtinë e tjetra në Podujevë

Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari në Prishtinë, ka shkaktuar paknaqësi te bizneset.Për këtëcarsye, bizneset që kanë punë në këtë terminal, kanë paralajmëruar për sot protestë në Podujevë.

“Ju njoftojmë se më 17 qershor 2022 ora 13:00, do të ketë protestë nga firmat që operojnë në Podujevë” shkruan në njoftim.“Kjo për shkak se Dogana e Kosovës më 16 qershor 2022, na ka njoftuar se do të tërheqë oficerët doganorë nga terminali doganor në Podujevë dhe ne si biznese nuk kemi se nga të shkojmë, pasi terminali shtetëror në komunën e Podujevës nuk ekziston”, thonë ata.

Ndërkohë, sot protestë ka paralajmëruar edhe Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Ata proteetojnë sepse dhjetëra punëtorë kanë mbetur pa punë, për shkak me ligj, Kosova i ka të ndaluara aktivitetet e llotarisë. Kjo ishte vendosur që nga koha kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, i cili një ligj të tillë që ndalon lojërat e fatit e pati dërguar në Kuvend për votim. Miratimi i ligjit synonte t’i parandalonte aktet e dhunës, meqë paraprakisht kishin ndodhur disa vrasje që për motiv kishin lojërat e fatit.

Të ngjajshme