Si të ngritët cilësia?!

 Si të ngritët cilësia?!

Shkruan: Mr.sc. Armend Rexhepi

Cilësi!

Veti thelbësore, tipar i veçantë i brendshëm (zakonisht veti e mirë, tipar pozitiv), që e dallon një send ose një frymor nga sendet ose frymorët e tjerë dhe që na jep mundësi ta njohim e ta vlerësojmë. Cilësi të mira (të rralla). Cilësi të larta. Cilësitë kryesore. Cilësitë e përbashkëta. Cilësi të veçanta. Cilësi fizike (morale). Cilësitë racore. Cilësitë e njeriut. Cilësitë e tokës. Cilësitë e mishit. Plotësi i cilësisë. gjuh. Fitoj një cilësi të re. Ka cilësitë e duhura. Humbet cilësitë.

                                        Fjalori: Shqip-Shqip

Të ngritësh cilësi!

Për të arritur një cilësi më të lartë në sistemin arsimor në vendin tim Kosovën, sistemet politike (qeveritë) duhet urgjent të rrisin dinjitetin e mësimdhënësve me paga të qëndrueshme, me sigurime shëndetësore, me kushte më të mira të punës.

Krejt këto, që nxënësit nga shkolla fillore e ajo e mesme të vrapojnë të bëhen mësimdhënës, e kjo do rriste konkurrencën në drejtimet për mësimdhënie, ku në ato drejtime do aplikonin nxënësit më të zot nga Gjimnazet (nga ku llogariten se janë nxënës më të përgatitur).

Në fakultetet për përgatitje të profileve të mësimdhënies do të mund të aplikonin vetëm nxënësit e shkëlqyeshëm. (Vetëm Gjimnazistët)

Dhe kjo do të ndodhte, sepse me këto profesione do ishin më të përgatitur për një jetesë të dinjitetshme. (Do paguheshin mirë)

Dhe në fund sigurisht se kjo do reflektonte në gjithë shoqërinë e re Kosovare. (Kur mësuesit kishin paga të mira, (para vitit 90) ishin të mirë, kur mësuesit nuk paguheshin fare e kur kanë paga të vogla apo mesatare në krahasim me profesionet e tjera, s’janë të mirë!!!).

Të ngjajshme