Shqiptarja zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror me temën për “Bullizmin”
Altina Salihu, shqiptare nga Kosova, zuri vendin e parë në Kampionatin Botëror, i cili u mbajt në Danimarkë me temë për “Bullizmin”, njofton albinfo.ch.
Këtë sukses, nxënësja e gjimnazit ‘ Hamës Jashari’ nga Skënderaj e arriti në mesin e 105 shteteve.
Nga 100 pikë të mundshme, Altina mori 93, duke lënë prapa përfaqësuesen e Anglisë me 85 pikë dhe atë të Francës me 67.