Shkoi të qethet te frizeri, 27-vjeçari në Gjilan kapet në 𝗳𝗹𝗮𝗴𝗿𝗮𝗻𝗰ë me armë dhe municion

 Shkoi të qethet te frizeri, 27-vjeçari në Gjilan kapet në 𝗳𝗹𝗮𝗴𝗿𝗮𝗻𝗰ë me armë dhe municion

Posedimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në një lokal frizeri për meshkuj në rrugën ‘Zija Shemsiu’.

Sinjali mëson se pas marrjes së informacioneve që një person atje posedon armë ilegale, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin.

27-vjeçari në mënyrë vullnetare ka dorëzuar armën bashkë me karikator dhe fishekë, të cilat janë sekuestruar nga Policia.

I dyshuari është prangosur dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

/GazetaSinjali/

Të ngjajshme