Refugjati nga Presheva, yll i futbollit në Zvicër

 Refugjati nga Presheva, yll i futbollit në Zvicër

Shqiptarët e Luginës së Preshevës krenohen me djaloshin e tyre, Betim Fazliu, i lindur në kohë lufte e tash yll futbolli në Zvicër.

Historinë e tij e ka shpalosur kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka postuar edhe foto nga takimi me futbollistin.

I lindur në kohë lufte. Pastaj familje refugjatësh. Tash yll i futbollit zviceran.

Kjo është historia e Betim Fazliut nga Miratoca.

Rrëfim suksesi si shumë mërgimtarë tanë që e kanë kthyer plagën e mërgimit në krenari.

Betimi është shembulli sesi mërgata jonë është aset i përbashkët e integruar, ajo po dëshmon çdo ditë e më tepër vlerat emancipuese të vendlindjes dhe të vendit të saj të prejardhjes. Vërteton se kemi kapacitete dhe potencial.

Shkëlqimi personal i Betimit në futboll është nderi kolektiv i Miratocës dhe tërë komunës sonë.

“Betimi është një lojtar me një intelegjencë të jashtëzakonshme në lojë dhe me një mentalitet pozitiv. Ai do të stërvitet. Është punëtor i madh. Sinqerisht, të jesh trajner i tij është ëndërr e vërtetë”.

Këto fjalë të trajnerit të tij në FC St.Gallen, z.Peter Zeidler, mjaftojnë për ta përshkruar profesionalizmin, talentin dhe pasionin e tij.

“Ishte kënaqësi ta takoj sot, ta uroj për sukseset, si dhe ta falenderoj në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës për nderin që po ia bën vendlindjes së tij edhe nga Zvicra.

Mërgata dhe sporti janë në fokus të qeverisjes sonë. Do ta kenë mbështetjen tonë.

Faleminderit Kampion”, ka shkruar Sinani.

/mediafokus/

Të ngjajshme