Rahimaj: 𝗡𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗽𝘂𝗻ë𝘀𝗶𝗺𝗲 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝗮𝗸𝗲 𝗻ë 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻ë𝗻 𝗲 𝗞𝗮𝗺𝗲𝗻𝗶𝗰ë𝘀

 Rahimaj: 𝗡𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗽𝘂𝗻ë𝘀𝗶𝗺𝗲 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝗮𝗸𝗲 𝗻ë 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻ë𝗻 𝗲 𝗞𝗮𝗺𝗲𝗻𝗶𝗰ë𝘀

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se në këtë komunë nuk ka fare punësime partiake, për çka po e akuzon opozita.

Ai tha se për të eliminuar këtë gjë, rekrutimi është duke u bërë nga niveli qendror.

“Një praktikë e tillë ka qenë në ish-qeverisjet. Tashmë është një e mirë se shërbimi civil, rekrutimet bëhen nga niveli qendrore, ku ata i nënshtrohen një testi me shkrim në qendrën rekrutuese në Prishtinë. 70 për qind e atij testi bëhet në Prishtinë, 20 për qind është CV-ja e kandidatit si dhe 10 për qind janë pyetjet me gojë që zhvillohen në Komunën e Kamenicës. Shpesh herë edhe komisionet nuk janë nga komuna jonë…Testimi bëhet aty për aty për të gjithë kandidatët, marrin pikë aty për aty dhe asnjë kandidat nuk i dinë pikët e kandidatit tjetër”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1.

Ai tha se në disa raste në konkurset që hapin aplikon vetëm një person.

“Pra është një proces shumë transparent, ku ne synojmë që të bëjmë këtë formë të testimit edhe në shërbimin publik, që ne të eliminojmë nivel të kritikës së tillë. Në shumë konkurse, ne po ballafaqohemi me mungesë të kuadrave njerëzore. Në disa konkurse aplikon vetëm një kandidatë dhe nëse ai kandidatë i plotëson kriteret e nevojshme (edhe nëse është i LVV?) çfarë të bëjmë ne”.

Të ngjajshme