Rafet Rama: Ramush Haradinaj më mbuloi me trupin e tij nga plumbat për të më shpëtuar
Rafet Rama ka treguar në T7 historinë e vrasjes së Luan Haradinajt, ku vetë Rama po në atë betejë është plagosur.
Grupit prej 10 personave, të cilët kishin ardhur nga mërgata të bëheshin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu kishte prirë Luan Haradinaj, i cili më 6 maj të vitit 1997 u vra nga ushtria serbe.
Mirëpo, në këtë ballafaqim mes ushtrisë serbe dhe luftëtarëve të Kosovës, mbeti i plagosur edhe Rafet Rama.
Edhe pse ende nuk dihej se kush ka shpëtuar e kush jo nga breshëria e plumbave, ishte Ramush Haradinaj ai i cili iu afrua Rafet Ramës, për t’i ndihmuar,
pasi që ishte i pari që ishte plagosur.E vetë Rafet Rama tregoi se Ramush Haradinaj e kishte mbuluar atë me trupin e tij, që ta mbronte nga breshëria e plumbave që po kalonte mbi ta.
“Ramushi erdhi drejt te unë, u hodh mbi mua që të më mbronte nga plumbat që vinin mbi ne. Atij i kërkova vetëm çantën e rëndë me armatim të ma largonte nga shpina dhe të mos sakrifikohej për mua. Me zor u largua nga unë, dhe pasi u largua diku 5 metra, e dëgjova zërin e tij që tha se edhe ai u plagos”, ka rrëfyer Rafet Rama.