Punimet në pikën e sezonës turistike

 Punimet në pikën e sezonës turistike

Pra, ja për çfarë ankohen qytetarët, bashkatdhetarët, bizneset dhe njerëzit e rëndomtë ne vlugun e punës ose në pikën e vlimit të ardhjes së mërgatës sonë!

Hapen punishtet dhe qëllimisht me javë të tëra lihen ashtu të hapura, ku përveç që të dobësojnë nervat, të dëmtojnë katërfish.

Shkaktohen vonesa, hiç askund nuk arrin me kohë, e koha është flori thonë.

Dëmtohen veturat. Dikush ka një veturë nga vlera e saj mbi 85 mijë fr, dhe një grithë nga gurët që janë në rrugë ti bien, do ti kushtojë me mijëra fr apo euro.

Bizneset përreth dëmtohen skajshmërisht, mungesë e klientëve, rënie e të hyrave ditore, dëmtim i produkteve dhe biznesi nga pluhuri dhe gjëra të ngjashme që sjell punishtja afër tyre.

Qytetarët për shkak të kolonave të gjata që krijohen si pasojë e këtyre punishteve vonohen për punë, vonohen për të kryer shërbimet që shumë nga bizneset sot kanë delivery.

Atëherë:

Lë që janë hapur këto punishte, po bile të ishin kryer.

Po le që s’u kryen, por askush nuk punon më në to.

Rrinë me javë të tëra, asgjë nuk punohet!

Nejse, nejse!

E rëndësishme është sistemimi i përkrahësve partiak, shkelja e normave nëpër konkurse, punësimi i dibiduzave e kështu me radhë.

E kemi thënë njëherë më parë që:

Ndaleni këto praktika, sepse tashmë edhe mërgata jonë e kanë kuptuar që ju i hapni punimet në kohën kur ata janë në Kosovë, tëre pjesën tjetër të vitit ju rrini dhe shpenzoni paranë publike pa i dhënë llogari askujt.

Ndaleni këto praktika, sepse thjeshtë hiç bash hiç këtyre që jetojnë nëpër metropole evropiane nuk ju intereson, dhe nuk kanë ndonjë ndikim apo impakt pozitiv se i shtroni do rrugë më dy korsi apo jo, ata shohin dhe përjetojnë tunelet me 3 e 4 korsi tashmë.

Shkruan :Emrush T.Shkodra

Të ngjajshme