Protestojnë puntorët teknik të institucioneve në Gjilan, kërkojnë rritje pagash

 Protestojnë puntorët teknik të institucioneve në Gjilan, kërkojnë rritje pagash

Puntorët teknik të shkollave, çerdheve, palestrës sportive, shëndetësisë si dhe atyre të Komunës së Gjilanit po vazhdojnë protestat para zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit.

Protesta po bëhet pë arsye të rritjes së pagës për 100 euro, nga 275.00 neto në 375 .00 neto.

Nexhat Veseli, përfaqësues i punëtorëve teknik, tha se punojnë në vende të njëjta pune e kryejnë të njejtën punë sikur punëtorët teknik të shkollave që janë me Ministrinë e Arsimit, por janë të diskriminuar.

Ai tha se po protestojnë rreth 30 puntorë për rritje pagash

“Duam me u barazu me pagat e punetorëve tjerë”, tha Veseli.

Protesta filloi me 25 qershor, ku puntorët kanë kërkuar takim me kryetarin e Komunës i cili nuk është përgjigjur dhe protesta vazhdon çdo ditë dhe sipas pubtorëve do të jetë më e ashpër.

Sipas tyre diaa punetorë nuk guxojnë të dalin në protestë nga frika se mund ta humbin punën.

Nexhat Veseli, tha se numri i puntorêve është 120, por ata kanë frikën tê dalin në protesta nga drejtorët e shkollave të cilët janë caktuar nga pushteti.

Të ngjajshme