Pronari i shtëpisë në Durrës i mbylli në garazh katër pushues nga Kosova, policia jep detaje
Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen se kanë marrë peng katër pushues nga Kosova.
Sipas policisë mësohet se një nga autorët është edhe pronari i shtëpisë ku shqiptarët e Kosovës ishin akomoduar për të qëndruar gjatë ditëve të pushimit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të 48 vjeçarit, me pretendimin se nuk kishin paguar per akomodim.