Përse duhet të votohet AAK dhe jo VV, PDK dhe LDK?
Shkruan, Artan Dërmaku, kandidatë për Asamble Komunale nga AAK në Gjilan, me numrin 4.
Nëse flasim pse të mos votohen këto subjekte politike dhe të votohet pikërisht AAK, kemi shumë arsye.
Arsyeja e parë është se nëse VV si një subjekt politik nuk ka në krye një kryetar dege siç është VV-ja, si mund të presim që nga kjo parti të dal një kryetar dhe ta udhëheq tërë komunën?
Gjithashtu, edhe PDK në Gjilan, nuk ka kryetar dege, dhe kur nuk mund të jenë në gjendje të vendos vet partia për një kryetar të cilin e zgjedhin vet anëtarët e saj, si mund të presin që t’i votojnë qytetari ata?
Jemi mësuar duke parë sesi LDK-ja interesohet për militantët e saj ku në çdo cep të komunës kryetari aktual i saj nuk i lë në baltë ata duke i siguruar vende të punës dhe duke bërë shkelje në çdo konkurs, besoj se tanimë qytetarët janë vetëdijesuar dhe më nuk do të bëjnë gabime të cilat mund t’ju kushtojnë që t’ju shkojë në dëm çdo investim që e bëjnë për vete, për ta parë veten diku në të ardhmën. Me LDK-në në krye të komunës nuk mundet askush të arrijë ndonjë qëllim, vetëm nëse është me “Lutën”.
I vetmi politikan i cili nuk bëri asnjëherë anime politike e partiake është z. Nazim Gagica nga AAK, ku vetë me drejtësi i vuri të gjitha në vend, edhe si drejtor i arsimit, por edhe më parë si drejtor i administrates komunale, kur e kishte ai atë pozitë kishim E-kioska ku qytetarët patën mundësinë të kenë qasje më të madhe në kryerjen e shërbimeve të shpejta dhe cilësore. Sot, Komunës së Gjilanit i duhet një kryetar i cili mendon për të gjithë pa anime partiake. Me Nazimin kryetar, të gjithë do të jenë të lumtur dhe do të punësohen, të rinjët e të rejat, të cilët kanë përgatitje të lartë, duke iu përshtatur vendit dhe kohës së duhur. Si vlerë e kësaj qeverisje do të jetë meritokracia, e cila ka humbur si vlerë, por që do të jehojë dhe do të kthehet dinjitetshëm me prof. Nazim Gagica, kryetar!