Pensionohet infermierja Emine Shabani

 Pensionohet infermierja Emine Shabani

Emine Shabani, infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, u pensionua sot, duke mbyllur një kaptinë të rëndësishme dhe të lavdishme jetësore dhe profesionale. Ceremonia e pensionimt të saj ndërkaq u shënua në një atmosferë të ngohtë kolegiale e familjare, që karakterizohej me emocione jo vetem per infermieren Emine-Mine, por edhe për gjithë të tjerët që ishin te pranishëm në ngjarje.

Emrues i përbashkët i gjithë asaj që u tha gjatë kësaj ceremonie ishte e dhëna se infermierja Emine për vitet e saj të punës në profesion të ketë qenë shembull i veqantë për të tjerët dhe gjeneratat e reja tash e në të ardhmen.

Teksti dhe nënteksti i gjithë asaj që u tha sot me rastin e pensionimit të saj ka  shpërfaqur punën e  palodhshme dhe vetëmohuese deri në pensionim në kushte dhe rrethana të ndryshme.

Zaten kjo dukej edhe ditën e sotme kur ajo nderohej e urohej nga të gjithë dhe në menyrë të veqante.

Për sjelljet kolegiale dhe kontributin e infermierës Emine para pjesëmarrsve në këtë ngjarje, e ku ishin të pranishëm edhe njerëzit e saj të familjes, me një fjale rasti është shprehur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Arbenita Hajdari e cila ndër tjera tha: ” Pensionimi është një ditë e veҫantë, e gëzueshme dhe me emocione, në këtë rast edhe për infermieren Emine-Mine. Në këtë kohë është privilegj me e pritë pensionimin, sepse jeta po ka më shumë sfida. E për mua është fat që pata një infermiere si kjo në poziten aktuale që kam. Po më vjen mirë që kam arrijtur sadopak me e pa punën e saj përkushtuese ndaj pacientëve dhe kolegëve këtu. Për motrën Minë, vërtetë s’ka fjalë për t’a përshkruar. Një grua të kompletueme dhe një nënë të jashtëzakonshme, si kjo ”, tha drejtoresha Hajdari.

Ajo tha se nuk ka pensionim më të mirë se ky sot, kur këtu motra Emine ka para veti fëmijët e saj doktorë të shkëlqyeshëm dhe nipa e mbesa dhe të gjitha.

Ndërkaq, Musa Qazimi, shef i Sherbimit Stomatologjik tha se ndihet i privilegjuar kur flet për infermierën Emine, një shembull nga i cili mund të nxirren mësime jetësore e profesionale.

“Nuk kemi fjalë për ta përshkruar zellin dhe sjelljet shembullore të infermierës Emine, para të cilave mbetemi pa fjalë”, tha ndër tjera, Musa Qazimi.

Ndërkohë, motra Emine, e pensionur, gjatë fjalës së saj ka shpërfaqur emocine si dhe ka falenderue stafin për organizimin e ceremonies për pensionimin . Ajo me fjalën e saj dha të kuptohet se punët më të mira mund të bëhen me vullnet e dashuri për profesionin dhe respekt për pacientët dhe kolegët. Në shenjë falenderimi për kontributin deri në pensionim, profesionalizmin, mirësjelljen kolegiale dhe ndaj pacientëve për vite të tëra ajo u nderua me mirënjohje dhe dhurata të ndryshme./Gjilani Info/

Të ngjajshme