Parashikimi i motit për sot

 Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometerologjik njofton se sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta. Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Të ngjajshme