Nuk ishte i pari në hierarki por pa Dullën nuk merreshin vendime

 Nuk ishte i pari në hierarki por pa Dullën nuk merreshin vendime

Shkruan: Murat Hoxha

Ishte i punsuar në ndërmarrjen për bujqësi dhe agrikultutë ” Mladost” nga Gjilani.

E mbaj mend, në atë kohë me punu në “mlladost” apo në “16 nëntori” rroga nuk kishte rëndësi “pate, apo nuk pate rrogë s”kishte rëndësi”. Kish pas hy njoni me punu në një shitore te “16 nëntorit”, në fund të muajit shoket e ftojnë me marr “rrogen”, ai i habitur i pyet ” pse a edhe rrog paska me marr a”!

Kjo ishte koha e Tites, si me shaka i thonim. Dulla nuk ishte prej strukturave udhëheqëse, por kishte ndikim të madhë në ndërmarrje. Së paku një herë ishte sekretarë i OTH të LK- së, Ishte edhe student i shkolles së Kumrovcit, fundja “pse mos me dashtë Titen” e thonte këtë si me shaka.

Një herë kish pas thënë para serbve të punes atë slloganin e tyre në shqip “Pas Titos, Tito” e kuptuam ata që dulla e kishte me sherr dhe e morën në përgjegjësi politike pse para neve e ke përdorë fjalen “Pas” që në serbishte do të thot qen.

Ai ishte njëri prej furnizuesve kryesorë për makinerinë agroteknike. Udhtonte jashtë Kosoves. Me pagen, mëditjet dhe të ardhurat tjera mbante familjen, u ndihmonte të tjerve, pra në vetëvete ai ishte humanist i konsiderueshëm. Nuk kishte moliona por jeten e kishte të mirë.

Në fakt kishte ndjenja te këqija për të ardhmen e kombit, kjo gjithsesi e reflektonte brendësinë e tijë kunder diskriminimit, me vonë segregacionit dhe rrënimit te ç”do gjëje për të cilën kishte përceptimin se ishte e mirë.

Dulla shum shpejt filloi konfrontimin né ndérmarrje, edhe në parti, të cilën thënë të drejten e kishte si “veshje të jashme” po kurrë nuk pati ndiesi të mirë.

E konsideronte një parti të degradueme dhe të rrezikshme. Këtë ndiesi e kishin thuaja të gjithë Shqiptarët, por dominonte mendimi “ngihe e mos e kput”.

Megjithate Dulla u detyru me e “këputé” duke iu bashku lëvizjes popullore të Ibrahim Rugoves, si njeri, pa krahasueshëm dhe përzemërsisht ma i devotshëm në LDK.

Ai gjatë vizites së Presidentit Rugova né Gjilan, përkatësisht në tubimin që u mbajt në stadion, me të gjitha sakrificat dhe rreziqet, iu afrua dhe e puthi në faqe, me qrast e konfirmoi që e vlerësonte dhe e admironte presidentin Rugova, për më tepër e donte lirinë té cilën e identifikonte me punen dhe filozofinë e tijë dhe rë gjithë asaj “ushtrie” që ishte në funkcion të atij projekti të madhë për Shqiptarët.

Ai ( Dulla) ishte i mbushur me shumë “kërkesa”, por ma të rëndësishmet ishin: Liria, mirqenja e qytetarve, familja shoqnija e ma së shumti sporti, në veqanti futbolli.

Dulla ishte i angazhuar në shërbim për sportin qe nga largimi i dhunshëm nga puna në “mlladost”.

Nuk ishte i pari në hierarki por pa Dullen nuk merreshin vendime, jo se ai kishte aq fuqi për të marrë vendime por kishte dije të plotë për çdo gjë. Konsultat e tijë nuk ishin kurrë të demshme për dikend, përkundrazi ai bazohej në drejtësi, profesionalitet dhe humanizëm gjithsesi.

Ai për disa dekada ishte pjesë e rëndësishme e Federates së Futbollit të Kosoves, bashkëpunoi ngushtë dhe njerzishëm me kryetarin e parë të FFK-së Agim Bytyqi, pastaj Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani, Fadil Vokrri dhe së fundmi edhe me Agim Ademin kryetarin aktual të FFK-së.

U angazhua si vëzhgues apo kontrollor në super ligen e Kosoves në futboll, ishte pjesë dhe motor i LRF në Gjilan, por punën dhe sakrificen e vetë e kryejti në KF Gjilani.

Edhe në KF Gjilani kishte funkcione deri te sekretari i klubit, anëtarë i kryesisë, madje ishte bashkëthemelues i KF Gjilanit në rexhistrin e biznesit.

Ai nuk u step të kryente edhe punë të tjera si ekonom por nuk hezitonte edhe ta mirmbajë stadionin, dhe të gjitha aktivitetet e sigurimit té ndeshjeve, në menyré që ti plotsoj të gjitha kriteret sipas rregulloreve të FFK-së, të cilat i dinte me pikë e presje.

Kujdesej për zbatimin e statutit dhe përcilte të gjitha detajet duke u siguru edhe për numrin e kartonave të verdhe e të kuq për lojtarët, regjistrin e pagave, negociatat për kontrata me lojtarë, mbrojtjen dhe mirqenjen e tyre.

Thjeshtë ai ishte po aq i rëndësishëm sa në atë deponë e pjesëve të mjeteve të agrikultures në “Mlladost” po aq humanitarë e punëtor, po aq komunikativ e shokë i mirë, familjarë e prind i mirë.

Unë nuk njohë ndonjë tjeter me aq zemët të madhe të humanistit. Nuk njoh personalitet më të gjithanshëm, më të angazhuar dhe me qetësi aq të madhe.

Politikes nuk ia pa hajrin edhe pse e mbështeti me shumë përkushtim, me zemër dhe bindje ndaj udhëheqësve.

Për dekada bashkë kemi pasë suksese, vështersi dhe sfida i kemi kalu ato duke bashkëpunua, duke komunikua dhe dule qenë pjesë e angazhimeve të përgjitheshme.

Faleminderit Abdulla Syla. Respekt për gjithë angazhimIn tënd profesional, politik dhe njerzorë, për etiken, komunikimin dhe bashkëpunimin në favor të së mires dhe progresit. Të uroj jetë të gjatë e të lumtur me familje.

Të ngjajshme