Nga vjen frika nga vaksinimi

 Nga vjen frika nga vaksinimi

Shkruar nga: Lirie Aliu

Frika është diçka e natyrshme e që na ka mbajtur gjallë për mijëra vjet. Frika është gjithashtu diçka që mund t’i marrë një personi mendimin racional dhe të shkaktojë sjellje që janë të tmerrshme dhe diçka që nuk do ta kishim bërë kurrën e kurrës përpara frikës.

Dy vitet e fundit e kanë çuar frikën në limitet e skajshme dhe i kanë bërë njerëzit të shprehin diçka që nuk do ta kishin thënë kurrë së paku tre vite më parë. Për shembull, “Le të vdesin të pavaksinuarit” .

Artikulli që kam bashkëngjitur paraqet frikën e njerëzve dhe artikulli qartë e tregon origjinën e frikës. (Normal lexojeni nëse e kuptoni anglisht ose e perktheni).

Pra, “Covid është një zbulim epokal” i cili ka shfaqur ndarje në strukturën shoqërore, gjë që ishte gjithmonë aty, por mund të injoroheshin në kohë më të mira (p.sh vaksinat për vendet e pazhvilluara).

Ajo ka konfirmuar pandershmërinë dinake të liderëve politikë dhe përuljen e tyre përfundimtare ndaj pushtetit të korporatave. Ka treguar sesi ideologjia, nga të gjitha anët, mund të maskohet me asnjanësinë e pretenduar të “shkencës”.

Artikulli parashtron motivimin e mundshëm të kësaj shtytjeje drejt frikës.

“Mbi të gjitha, ajo ka zbuluar brezin autoritar që shtrihet nën kaq shumë njerëz dhe që shfaqet gjithmonë në kohë të frikshme”.

Megjithatë, ajo që ka zbuluar “apokalipsi Covid është se kur njerëzit janë të frikësuar, ata mund të kontrollohen shumë lehtë.”

“Vaksinat e Covid-it, pavarësisht nga benefitet e tyre, nuk e kanë penguar transmetimin e virusit, siç e kanë pranuar tani publikisht shtete të mëdha dhe organizata shëndetësore e, nëse do ta kishin pranuar më herët ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Vetëm për këtë arsye, nuk mund të ketë asnjë justifikim për sistemet përçarëse dhe antidemokratike siç janë pasaportat e vaksinave apo bllokimet e të pavaksinuarve”.

Frika mund të jetë shpëtim i jetës, por në duart e njerëzve që mund ta manipulojnë atë frikë, mund të jetë e tmerrshme dhe të përdoret për t’i bërë njerëzit të bëjnë gjëra kaq të pakuptueshme, të çuditshme e qesharake, por edhe aspak etike!

Të ngjajshme