Naser Aliu për vitin 2018 ishte profesori më i dalluar në Gjilan

 Naser Aliu për vitin 2018 ishte profesori më i dalluar në Gjilan

Profesor Naser Aliu u lind në Zhegër në vitin 1965. Naser Aliu, profesor i biologjisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan në vitin 2018 shpallet  laureat i titullit mësimdhënësi më i mirë në komunën e Gjilanit, i cili tradicionalisht ndahet për nder të 7 marsit, ditës së mësuesit.

Aliu, i cili me ditar në dorë punën që nga viti 1992, kishte nisur të ligjëroj lëndën e biologjisë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, duke u dëshmuar në punën e tij edhe në kohë të vështira, nën kushte okupimi, por gjithnjë i përkushtuar që të begatojë me dije nxënësit, të cilëve u dha mësim. Ai asnjëherë nuk iu nda këtij profesioni e për punën që bëri ai në një mandat ishte zgjedhur zëvendësdrejtor shkolle (2004-2007), kurse me ndarjen e gjimnazit në dy objekte, ai ka vazhduar të punojë profesor i biologjisë, tashti në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Në vitin 2010, ai ka marrë titullin magjistër i shkencave të biologjisë, kurse është pjesëmarrës në shumë trajnime si Edukator për tuberkuloz, trajnim në

“Mendimi kritik gjatë leximit dhe shkrimit,

Planifikimi zhvillimor i shkollës,

Strategjitë e reja në mësimdhënie dhe mësimnxënie në lëndën e Biologjisë,

Trajnimi për Kurikulen e re MASHT,  

Certifikatë për trajnimin”Zhvillimi shkathtësive të mësimdhënies për pilotimin e Kurrikules së re e trajnime të tjera. /zerogjasht/.

Të ngjajshme