Moti për fundjavë dhe javën e ardhshme
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme.
Fundjava pritet të jetë më kthjellime, derisa nga e diela do të rikthehet sërish i nxehti.
Ditëve të para të javës së ardhshme, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Orëve të pasdites me vransira, e përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UVnë këto ditë të kthjellëta do të jetë në vlera shumë të larta,
prandaj preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.7.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.
8.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Herë herë me vransira të pakta kalimtare.
9.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë shiu.
10.08 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.
11.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi ndonjë rigë shiu.
Temperaturat minimale luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 35C e 36C, e të mërkurën me tendencë të rënies së lehtë në 33C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 2-9m/s, të shtunën nga veriperëndimi, e nga e diela prej jugperëndimi.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.