Milaim Zeka: Kurrë s’kemi pasë raporte më të këqija me SHBA’në, Albin Kurti as me Vjosa Osmanin s’ka raporte të mira
Ambasadori serb, Marko Gjuriq është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Joe Biden. E, kjo vizitë e tij ngjalli reagime në Kosovë, duke marrë parasysh që krerët e vendit tonë ende nuk arritën të takohen as me Sekretarin e Shtetit.
Këtë takim e komentoi edhe gazetari, Milaim Zeka.
Në një prononcim për Periskopin, Zeka tha se takimi i Marko Gjuqiqit me presidentin Biden është sinjal për politikanët kosovar.
“Pritja e tij(Marko Gjuriq) është një sinjal për t’i treguar politikanëve të Kosovës që perëndimi në krye me ShBA-të nuk kanë miqësi me askënd, as vllaznillak, por kanë interesa. Interesi i perëndimit është që Vuçiqin ta largojnë nga kontrolli rus dhe ta bindin Vuçiqin për një qetësi në Ballkan dhe për ruajtjen e një stabiliteti ballkanik që varet eskluzivisht vetëm nga Serbia”, u shpreh Zeka.
Zeka tha se prej ardhjes në pushtet të Kurtit, marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtaret janë shumë të këqija.
“Unë e kam thënë se Beogradi dhe qeveria serbe në krye me Vuçiqin në arenën ndërkombëtare janë dikun 20 vite përpara politikës kosovare. Për fatin e keq marrëdhëniet tona me ndërkombëtarët prej ardhjes në pushtet të Albin Kurti kurrë nuk kanë qenë marrëdhënie më të këqija, kurrë nuk kanë qenë marrëdhënie më të ftohta”, tha Zeka.
Tutje, ai theksoi se marrëdhëniet e Kurtit e Osmani nuk janë të mira, duke shtuar se arsyeje për këtë janë emërimet në borde.
“Ne e dijmë që marrëdhëniet mes Kurtit e Osmanit nuk janë aspak të mira , kjo e dëshmon tek përzgjedhja e bordeve tek punësimet që po bëhet me listat e militantëve të Vetëvendosjes, çarja e parë ka ardhur edhe tek përzgjedhja e drejtorit të RTK-së, ku atje në fund nuk u pranua njeriu që mbështetej nga grupi i Vjosa Osmanit, tani kemi të njëjtën situatë në përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit. Kështu që këto reflektohen në politikën dhe tek ndërkombëtarët. Mosdëgjimi I qeverise Kurti dhe refuzimi ndaj vendeve të QUINT-it , që i bën thirrje qeverisë për organizmin e zgjedhjeve serbe. Kosova në të ardhmen besoj që do ta paguaj shumë shtrenjtë”, përfundoi Zeka.
Kujtojmë se vizitën e Gjuriqit nuk e priti mirë as ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku. Ajo përmes një reagimi në llogarinë e saj në Facebook u shpreh e brengosur, duke shtuar se bartësit e inistitucioneve të Kosovës nuk janë takuar as me Sekretarin e Shtetit amerikan./PERISKOPI/