Mësimi gjithë ditor në shkollat publike!

 Mësimi gjithë ditor në shkollat publike!

Shkruan: Samir Berisha

Duke i parë rrethanat dhe kërkesat gjithnjë në rritje edhe shkollat publike duhet të fillojnë të ofrojë mësim gjithë ditor. Niveli qendror në bashkëpunim me atë lokal duhet të planifikojnë dhe të ndajnë buxhet shtesë për disa shkolla pilot për mësimin gjithë ditor. Duke e parë rënien e numrit të nxënësve në vazhdimësi, një hap i tillë në këtë drejtim nuk është i pamundur edhe në disa shkolla tona publike ku ka hapësirë. Por, gjithsesi me një organizim ndryshe.

Mësimi gjithë ditor nuk do të thotë vetëm që nxënësit të qëndrojnë brenda objektit shkollor, por shkolla duhet t’i plotësojë disa kushte në mënyrë që nxënësve t’u mundësohet të kenë aktivitete të ndryshme brenda ditës në ambientet brenda saj. Kërkohet plan i veçantë. Për këtë arsye mendoj se mësimi gjithë ditor duhet të filloj si pilot-projekt i përgatitur mirë dhe pastaj të shtrihet sipas kërkesave dhe nevojave.

Një hap i tillë ndërlidhet edhe me konkurrencën gjithnjë në rritje nga shkollat private, të cilat jo që ofrojnë gjë më tepër përveç qëndrimit ditor, llogaridhënien, disiplinën, aty këtu edhe transportin. Ku, përveç transportit të tjerat mund t’i ofrojë edhe shkolla publike, madje edhe më mirë. Shkolla dhe ambienti i saj duhet të jenë atraktive dhe tërheqëse për nxënësit, nga nxënia e dijes e deri tek aktivitetet e shumta brenda saj. Shkolla moderne duhet ta synoj një ambient të tillë.

Të ngjajshme