Mesazh urimi i drejtorit 𝗕𝗲𝗸𝗶𝗺 𝗠𝘂𝘀𝘁𝗮𝗳𝗮 në përvjetorin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

 Mesazh urimi i drejtorit 𝗕𝗲𝗸𝗶𝗺 𝗠𝘂𝘀𝘁𝗮𝗳𝗮 në përvjetorin e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

Të nderuar kolegë! Nxënës të respektuar!

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, sot shënon edhe një përvjetor të rritës dhe zhvillimit. Bilanci vjetor dëshmon për suksese në mësimdhënie e në mësimnxënie; dëshmon përkushtimin e mësimdhënësve dhe rritën cilësore të nxënësve të shkollës sonë. Dinjitetshëm po e mbajmë emrin iluminist të Xhavit Ahmetit, me sukseset në gara diturie e sportive kudo. Po bëhemi prijatar të sukseseve pa i harruar sfidat; po përballemi me sfidat duke shikuar përpara e në ballë rrugët e dijes. Në këtë përvjetor të Gjimnazit tonë, të nderuar kolegë e nxënës; më lejoni t’ ju falënderoj për përkushtimin e sukseset e përbashkëta brenda këtij viti. Të shumta e emocionuese ishin këto suksese. Kështu do të vazhdojmë edhe më tej, të sigurt, edhe më të vendosur dhe gjithnjë bashkë. Shkolla jonë, ne e nxënësit tanë mundemi edhe më shumë, mundemi edhe më mirë. Ju faleminderit që me krenari po e përfaqësoni emrin e Xhavit Ahmetit, emrin e Gjimnazit tonë – në emër të të sotmes e të nesërmes më të mirë, më të sigurtë.

Urime Ditën e Shkollës!

Zoti ju ruajt Ju dhe familjet tuaja!

Gëzuar!

Drejtori: Bekim Mustafa

Të ngjajshme