Media gjermane: Shqipëria dhe Kosova kërcënohen nga përmbytjet e mëdha

 Media gjermane: Shqipëria dhe Kosova kërcënohen nga përmbytjet e mëdha

Përmbytje të mëdha paralajmërohen të rrezikojnë Kosovën dhe Shqipërinë gjatë kësaj jave dhe asaj së ardhshme.

Kështu ka paralajmëruar media gjermane “Focus.de”, e cila parashikon që reshjet e shiut të kapin shifra rekord, deri në 300 litra shi për metër katror në 24 orë.

Sipas kësaj medie, përveç Kosovës dhe Shqipërisë, reshje të dendura të shiut e rrezikojnë edhe Greqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe një pjesë të Rumanisë.

Sipas medias gjermane, shiu do të shkaktojë përmbytje ekstreme dhe rrëshqitje dheu, ndërsa alarmi ngrihet edhe për tornado që pritet të aktivizohen pranë bregdetit.

“Por ajo që do të ndodhë në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore është e vështirë të kalohet. Dikush nuk mund të paralajmërojë sa duhet për të. Në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore ekziston një rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet më tutje.

Të ngjajshme