Marrëveshja me MCC-në, forcon lidhjet Kosovë- SHBA

 Marrëveshja me MCC-në, forcon lidhjet Kosovë- SHBA

Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se marrëveshja me MCC-ja është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe duhet përshëndetur nga të gjithë.

“Kjo i forcon lidhjet Kosovë- SHBA si aleanca e interesit nacional për Kosovën. Uroj që këto lidhje të vendosen edhe në çështje tjera të cilat po kërkohen nga administrata amerikane si qasja konstruktive në dialog, difersifikimi i burimeve të energjisë (projekti i gazejellësit) dhe respektimi i marrëveshjeve dhe vendimeve të gjykatave”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se të rreshtohesh përkrah kërkesave të aleatëve nuk është thyerje kurrizi por lidership.

Të ngjajshme