Manxhuka i VV-së thotë se pagat “𝗽𝗼 𝗯ë𝗵𝗲𝗻 𝗺ë 𝗻ë 𝗳𝘂𝗻𝗱 𝗱𝗶𝗻𝗷𝗶𝘁𝗼𝘇𝗲”

 Manxhuka i VV-së thotë se pagat “𝗽𝗼 𝗯ë𝗵𝗲𝗻 𝗺ë 𝗻ë 𝗳𝘂𝗻𝗱 𝗱𝗶𝗻𝗷𝗶𝘁𝗼𝘇𝗲”

Kanë filluar edhe reagimet pas zyrtarizimit të vlerës së koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik.

Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ku me mburrje ka thënë se pas 23 vitesh u bë nivelizimi i pagave.

Ai shkruar në Facebook se “pagat e mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarakëve dhe shërbyesve civilë po bëhen më në fund dinjitoze”

“Pas 23 vitesh në Kosovë po bëhet nivelizimi i pagave.Pagat e mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarakëve dhe shërbyesve civilë po bëhen më në fund dinjitoze. Deri tash difereneca mes pagës më të lartë e e asaj më të ultë në sektorin publik ka qenë afro 20 herë. Kjo diferencë tash ulet në mënyrë drastike.” – ka shkruar ai në Facebook.

Koeficienti zyrtarisht është 105 euro.

Të ngjajshme