Lutizi Haziri: Albin Kurti, fajtori pse s’janë hequr vizat

 Lutizi Haziri: Albin Kurti, fajtori pse s’janë hequr vizat

Kosovarët mbetën të vetmit qytetarë në Ballkan që nuk mund të lëvizin lirshëm, pa viza, në zonën Schengen. Samiti i Bashkimit Evropian, i mbajtur më 22 dhe 23 qershor, nuk prodhoi kurrfarë vendimi e as kumti se këtij procesi tashmë 10 vjeçar do t`i qitej pika. Kjo ani se Kosova ka përmbushur krejt kërkesat e përfshira në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave, diçka e vërtetuar për të satën herë nga Komisioni Evropian, institucion ky që monitoron zbatueshmërinë e tyre.

Nënkryetari i LDK-së: Fajtori për mosliberalizimin e vizave është në krye të Qeverisë.

Fajin për izolimin e kosovarëve, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e gjen te Albin Kurti, ani pse në intervistën e tij për “Front Online” kujdeset të mos ia përmend asnjëherë emrin.

“Fajtori dihet, është në krye të qeverisë, partia e cila e ka kundërshtuar me çdo mjet jokonvencional miratimin e një ligji i cili pas disa muajve është miratuar, por me efekt zero në proces, e tani duhet të plotësohen kushte që lidhen edhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe me kërkesa politike të shteteve anëtare të Këshillit të Europës”, theksoi Haziri.

Të ngjajshme