Lutfi Haziri thotë se në zgjedhjet e 17 tetorit do të shkojë pa bërë fushatë
Politikani dhe njëherësh kryetari i komunës së Gjilanit, i ftuar në emisionin” N’nejë”, Lutfi Haziri ka folur për kandidaturën e tij edhe për një mandat tjetër në këtë komunë.
Ai bëri të ditur në ATV se garën e tij për të parin e Gjilanit do ta bëj pa bërë fushatë.
“Për herë të parë po e them tani, meqë jam më vajzat, se kam për të bërë zgjedhje pa fushatë. Kjo vjen pas asaj që qytetarët e Gjilanit më kanë dhënë privilegjin dhe nderin që ta kem një vlerësim pozitiv dhe mas këtij shërbimi, unë do ti bëjë zgjedhjet pa fushatë.” tha Haziri.
Tutje, Haziri tregoi edhe arsye pse ai ka vendosur për një gjë të tillë.
“Krejt të gjitha ato që unë mendoj që mua më bien në përgjegjësi përveç PR-it dhe rrjeteve sociale që i bënë LDK-ja si parti të tjerat mjete që unë kam planifikuar eventualisht që kam menduar me i nda për fushatë si kandidatët e tjerë kam menduar që këto mjete të i dërgoj te një familje në nevojë, me i ndërtua një shtëpi ose me ia ble një banesë dhe mos me harxhua për fushatë sepse këto fushata janë të mërzitshme dhe të shtrenjta”, tha ai në ATV.