Lutfi Haziri “godet” Kurtin: Bëri thyerjen historike në ideologji, u takua direkt me Vuçiqin

 Lutfi Haziri “godet” Kurtin: Bëri thyerjen historike në ideologji, u takua direkt me Vuçiqin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti, raporton Mediafokus.info.

Përmes njjë postimi në profilin e tij në Facebook, Haziri tha se Kurti e bëri thyerjen  emadhe në ideologji, pasi në vend se të zhvillojë dialog me serbët e Kosovës, sic kishte premtuar, ai zgjodhi takimin direkt me Vuciqin.

“Albin Kurti e ka bërë thyerjen historike pasi është zotuar se nuk do negociata me Serbinë, por dialog të brendshëm me serbët e Kosovës. Ai këtë nuk e bëri, por u takua direkt me Vuçiqin. Ndvrkaq, për 11 muaj si kryeministër nuk ka treguar se mund ta zgjidh problemin me Serbinë”, ka shkruar Haziri./mediafokus.info/

Të ngjajshme