Lushtaku: VV duhet me i kërku falje UÇK-së, Kurti më herët thoshte “Hashim shko në Hagë”

 Lushtaku: VV duhet me i kërku falje UÇK-së, Kurti më herët thoshte “Hashim shko në Hagë”

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në një intervistë të dhënë për Ekonomia Online ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Hagë.

Ai gjithashtu pati disa vlerësime për punën një vjeçare të Qeverisë Kurti ku tha se kjo Qeveri është duke i përmendur krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen nën pretendimet për krime luftë vetëm për poenë politik dhe se Qeveria Kurti asnjëherë nuk ka marr asnjë vendim për të përmirësua imazhin ndaj e krerëve të luftës së UÇK-së që po përballën padrejtësisht në këtë Gjykatë Speciale.

“Është mbi një vjet që e ka marr Qeveria Kurti 2 mandatin dhe fatkeqësisht asnjëherë nuk e ka marr mundin më të vogël me marr qëndrimin që me përmirësuar një far forme imazhin ndaj mbështetjes së krerëve të luftës së UÇK-së. Po e shoh këtë si veprim të shfajësimit në detyrë dhe se gjoja ne jemi për t’i përfaqësuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në këtë rast për të mbështetur krerët e UÇK-së se sa e ka me të vërtetë për t’i takuar dhe dalur në ndihmë. Nëse kishin dashur të ju dalur në ndihmë së pari kishin takuar ekipin mbrojtës të tyre dhe sigurisht kishin shprehur mbështetje në formë më përmbajtjesore në këtë aspekt”, u shpreh Lushtaku.

Gjithashtu Lushtaku tha se VV-ja së bashku me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet t’u kërkojë falje krerëve të UÇK-së për qëndrimet e tyre rreth Thaçit e Veselit.

Të ngjajshme