Leotrim Rexhepi ??? ????? ?’? ????????ë meqin profesionist në ??????ë dokumentacioni

 Leotrim Rexhepi ??? ????? ?’? ????????ë meqin profesionist në ??????ë dokumentacioni

Boksieri nga Gjilani i cili karierën e tij po e zhvillon në boksin profesionist, nuk ka mundur ta zhvillon meqin e tij në Belgjikë me boksierin Stefan Voda për shkak dokumentacionit.

Ky meq është dashur të zhvillohet me 11 mars, por autoritetet Kosovare dhe Federata e Boksit Profesionist nuk kanë mundur ta sigurojnë vizën për boksierin Rexhepi me arsye se është shumë vonë.

Leotrim Rexhepi është njoftuar me 21 shkurt për shkuarjen e tij në Belgjikë, por neglizhenca e Ministris së Sporteve të Kosovës e Federatës profesioniste të Kosovës ka bërë që Rexhepi mos të zhvillon këtë meqë mjaft të rëndësishëm për karierën e tij.

“Jam përgaditur maksimalisht për këtë meqë i cili është dashur të zhvillohet në gjashtë raunde, por problemi është tek dokumentacioni. Ishte e paraparë që të udhëtoj me trajnerin tim Musli Zymberi por jam i zhgënjyer pasi tani e tre muaj jam duke u përgaditur për këtë duel por gjithqka shkoi kot”, thekson i zhgënjyer boksieri Rexhepi.

Poashtu edhe trajneri Musli Zymberi ka mbetur i befasuar për mos dhënien e dokumentave nga ambasada e Belgjikës.


“Kemi bërë të gjitha përpjekjet që të paisemi me dokumenta por ka qenë e kotë, e vetmja përgjegjje që kemi marrë ishte se afati është i shkurtë edhe pse kanë qenë në pytje afër 20 ditë. Mos shkuarja jonë në Belgjikë është një humbje e madhë për ne”.

Neglizhenca e njerzve përgjegjës të cilët nuk i marrin gjërat serioze, më së shumti po i pësojnë qytetarët e në veqanti në këtë rast është boksieri Leotrim Rexhepi i cili është i zhgënjyer tej mase për mo shkuarjen në Belgjikë.

Të ngjajshme