LDK-Gjilan thotë: Komuna e Gjilanit – “𝗻ë𝗻ë”për militantët partiakë e “njerkë” për qytetarët profesionistë e bizneset

 LDK-Gjilan thotë: Komuna e Gjilanit – “𝗻ë𝗻ë”për militantët partiakë e “njerkë” për qytetarët profesionistë e bizneset

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan.

Para medieve ishin prezent prof. Burim Berisha, anëtar i Kryesisë së Degës dhe z.Betim Latifi, poashtu anëtar i Kryesisë së Degës.

“Profesionalizmin, transparencën e llogaridhënien i kishin vathë në vesh gjatë fushatës elektorale, por siç duket nuk ia kanë as më të voglën ide se si duhet të realizohen këto objektiva. Zyrat e Komunës janë të mbushura me militantë partiakë. Para profesionistëve të vërtetë, partia në pushtet po u jep hapësirë militantëve pa asnjë lloj kualifikimi profesional për punën që duhet ta bëjnë.

Në vend se të tregohet transparent me ata që përfaqësojnë qytetarët e Gjilanit, pra me anëtarët e Kuvendit Komunal, ai, rolin e tij si një aktor komedian, siç ka bërë që nga fillimi, po vazhdon ta bëjë edhe tani në Teatrin e Qytetit. Imagjinojeni, për mospunën e tij del e raporton në teatër, e jo në kuvend!”

Transparencën e shkeli me dy këmbë edhe tek ndërmarrjet publike. Nuk publikoi askund konkursin për anëtarët e Bordit në Ndërmarrjen Publike “Tregu”, e në Ndërrmarjen Publike “Stacioni i Autobusëve” emëroi në Komisionin e Aksionarëve një anëtar të komunitetit serb nga komuna e Parteshit, vetëm për të përmbushur pazaret e dakorduara në fushatën zgjedhore.

Ne jemi pro integrimit të komuniteteve pakicë në Gjilan dhe Kosovë, por kundër keqpërdorimit të pushtetit në mënyrë të tillë, – tha Latifi para medieve.

Profesori Berisha kërkoi nga i pari i ekzekutivit të tregohet më zemërgjerë me mërgatën e bizneset tona gjatë verës. Ai kërkoi që të merret një vendim për zgjatjen e orarit të punës për subjektet e biznesit në Komunën e Gjilanit.

Me këtë vendim të përcaktohet zgjatja e orarit të punës për sezonën verore, e cila do të ishte mirë të fillonte prej tani deri në fund të muajit gusht.

Subjektet e biznesit të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me këto orare:

E hënë, e martë, e mërkure, e enjte, e diel- deri ne ora 00:00.

E premte dhe e shtunë- deri në ora 01:00.

Ky orar do ta lehtësonte punën e bizneseve gjilanase gjatë verës dhe do u jepte hapësirë bashkëatdhetarëve të frekuentojnë më gjatë këto vende.

Zgjatja e orarit të punës për bizneset, nuk nënkupton zgjatje të orarit të punës për punëtorët, pra ata nuk duhet të punojnë mbi 8 orë.

Zyra për Marrëdhenie me Publikun e LDK-së- Dega në Gjilan,

22 korrik 2023

Të ngjajshme