Ky është shqiptari që e mban familjen nga çekani, zanat i trashëguar nga familja
Familja Shahini në qytetin e Elbasanit ka vetëm një ambient të vogël dhe një oxhak ku nxehin hekurin dhe gjithçka tjetër e bëjnë me dorë.
Shahin Kurti është nga artizanët e rrallë që i ka rezistuar kohës dhe vazhdon të mbajë familjen me zanatin e trashëguar nga të parët e tij, atë të kovaçit.
Por, si janë të ardhurat që Shahini nxjerr nga ky zanat? “Të pasur nuk më ka bërë, por për ushqim po. Në mëngjesim pa lekë, por kur vijmë në shtëpi kemi”.
Një tjetër e mirë e kësaj trashëgimie, është që Shahini ka arritur t’ia mësojë këtë zanat edhe djemve të tij. Jo vetëm që u ka dhënë zanat, por i ka larguar edhe nga kafet dhe qëndrimi i kotë rrugëve të qytetit, siç bëjnë shumë të rinj sot.
Aureli, pas shkollës profesionale, shkon të ndihmojë të atin dhe ndihet mirë që po trashëgon dhe mëson profesionin e të parëve të tij.
Ai ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e tij, që e shpenzojnë kohën kafeneve apo në rrjete sociale. “Kam 5-6 vite që punoj. E kam marrë zanatin duke parë babin. I them shumë shokëve të mi që të marrin një zanat, pasi nuk e e lehtë kur të rriten”.
Elbasani ka patur një kulturë të hershme me zanatet dhe artizanët e ndryshëm, por shumë pak prej tyre janë trashëguar në ditët e sotme.