Ky është profesori që shkroi nekrologun për vete
Ish-profesori i Gjimnazit, Haki Bunjaku, i cili që prej dyzet vitesh jeton në Zvicër, si i përndjekur politik nga regjimi i atëhershëm, ka vendosur të shkruaj nekrologun për vete.
Ndonëse jetoi si refugjat gjithë këto vite, ai s`e hoqi nga zemra e mendja asnjëherë vendlindjen e tij, Desivojcën e Kamenicës, prej nga nis rrugëtimi i tij jetësor, i vështirë dhe i lavdishëm njëkohësisht.
Amaneti i tij për familjen është që ta varrosin aty ku e zë vdekja, pa ceremoni fetare.
Nekrolog për vete!
(për lehtësim pune kronistëve)
Unë Haki N. Bunjaku-Desivojca profesor, poet i vendlindjes, shkrimtar e anekdotist, i përndjekur nga Carani i vatrës, i burgosur, i kqetrajtuar dhe i keqkuptuar!
U ngrit shumë pluhur për asgjësend: Pse Hakia shkoi në Zvicërr, pse u kthye në Kosovë dhe disa psehe si kosë!
Disa më quajtën spiun e tradhëtar, disa të tjerë atdhetar, por unë dua të më trajtojnë realisht vetëm njeri të zakonshëm, pasi që më asnjë ofiq s`më nderojnë!
Ikja ime, largimi im qenë pafund, prandaj mbeta rrefugjat i përjetshëm!
Ndonëse qetësinë edhe shpirtërore e gjeta në vendlindjen e zgjedhur – Zvicërr ku jetoj me gjashtë fëmijë e katëmbëdhjetë nipa e mbesa, varrimin të ma bëjnë aty ku më ze vdekja dhe pa ceremoni fetare!