Kush ishte Dr. sc. Xhavit Ahmeti?

 Kush ishte Dr. sc. Xhavit Ahmeti?

Xhavit Ahmeti lindi në Përlepnicë të Gjilanit, më 25 tetor 1952. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen – normalen, e cila zgjaste 5 vjet e kreu në Gjilan (për katër vjet, si nxënës i dalluar). Studimet universitare i filloi në FSHMN të Universitetit të Sarajevës, por për shkaqe ekonomike u kthye dhe i vazhdoi në FSHMN – Dega e Kimisë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe diplomoi në afatin rekord, në vitin 1975, me notën mesatare 9, kurse në provimin e diplomës mori notën 10. Për shkak të suksesit të dalluar, gjatë tërë studimeve ishte bursist i UP-së.

Studimet e shkallës së tretë i regjistroi në vitin akademik 1976/77 në FSHMN të Universitetit të Zagrebit, në Degën e Kimisë – Drejtimi Metodat Fizike në Kimi, ku edhe magjistroi në vitin 1981 me temën: “Reakcije C8 (III) protoporfirin IX dimetil estera u protičnim otapalim sa imidazolom, piridinom i derivatima piridina” (“Reaksionet e esterit dimetilik të C8 (III) protoporfirinës IX në tretës protikë me inidazol, piridinë dhe derivate të piridinës”).

Ai, pas katër vjetësh magjistrimi, në qershor të vitit 1985, në FSHMN – Dega e Kimisë të Universitetit të Zagrebit e mbrojti me sukses edhe disertacionin e doktoratës: “Kinetika i mehanizam reakcija nekih porfirinskih kompleksa prelaznih metala u protičnim i aprotičnim, polarnim i apolarnim otapalima – mehanizam oksidacije metala” (“Kinetika dhe mekanizmi i reaksioneve të disa komplekseve të metaleve kalimtare me porifinirat në tretës protikë e aprotikë, polarë e jo polarë – mekanizmi i oksidimit të metaleve”).

Punës së asistentit ia filloi pas diplomimit në fakultet, më 1.10.1975 dhe prej atëherë ka mbajtur ushtrime në lëndën Kimia analitike instrumentale në Seksionin e Kimisë të FSHMN të UP-së. Krahas këtyre ushtrimeve ka mbajtur ushtrime edhe në lëndët: Kimia (te studentët e mjekësisë – stomalogjisë) dhe të studentët e Seksionit të Fizikës të FSHMN. Një vit shkollor, me autorizimin e përgjegjësve të Seksionit të Kimisë, ka mbajtur mësim edhe në Akademinë pedagogjike “Skënderbeu” të Gjilanit. Në vitin 1978 u rizgjodh asistent i lëndës Kimia analitike instrumentale, ashtu si dhe në vitet 1982 dhe 1986. Në vitin 1986 autorizohet të mbajë ligjërata edhe nga lënda e Kimisë së përgjithshme, në mënyrë që pastaj, më 1987, të zgjedhet në titullin e docentit e pas një kohe, në vitin 1994, të arrijë titullin e profesorit inordinar, përkatësisht ordinar në FSHMN dhe në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së.

Krahas perfeksionimit dhe punës edukative-arsimore me studentë, dr. sc. Xhavit Ahmeti ka qenë i angazhuar edhe në punë të tjera shkencore- kërkimore. Ka qenë pjesëmarrës në disa projekte shkencore-hulumtuese. Qysh kur ishte absolvent ishte angazhuar në projektin me karakter ndërkombëtar të UNDP-së. E tërë puna e tij mund të përmblidhet në këto aktivitete profesionale – shkencore:

I. Projekte të realizuara

1. Analiza fiziko-kimike e ujërave të Kosovës (derisa ishte asistent).

2. Karakterizimi fiziko-kimik i ujit të liqenit “Batllava”.

3. Analiza e disa parametrave të rëndësishëm në ujin e liqenit akumulues të Badovcit.

4. Shqyrtimi i mundësisë së përdorimit të magnezitit të Kamenicës si material termorefraktar.

5. Shqyrtimi i mundësisë së pastrimit të ujërave të ndotura të industrisë së Kosovës.

6. Karakterizimi fiziko-kimik i ujit të liqenit akumulues të Radoniqit.

7. Analiza kimike e boksitit të xeherores “Kosova” të Volljakut të Kosovës.

8. Përpilimi i kadastrit të ndotësve të ujërave në KSA të Kosovës, si dhe në disa projekte të tjera të miratuara nga BV1-ja për Shkencë Kosovës.

II. Punime shkencore

1. Hulumtimi i kushteve optimale dhe efektet e dekarbonizimit alkalik të ujërave mesatarisht të forta të lumenjve, “Buletini”, nr. 4 i FSHMN, Prishtinë, 1976 (me bashkautor).

2. Kinetics and mechanism of cobalt (II) protoporphyrin IX dimethyl ester with pyridine and related compounds in predominantly Alcoholic media in the presence and absence of air, “Inorganic Chemi”, br. 21, Zagreb, 1982 (me bashkautorë).

3. Disa apekte të desulfurizimit të qymyrit të basenit të Kosovës, “Buletini” nr.1 i Kimistëve dhe Teknologëve të Kosovës, Prishtinë, 1983 (me bashkautorë).

4. Some aspects of desulphurization of Kosovas Basin Coal, “Buletini”, nr.1 i Shoqatës së Kimistëve dhe Teknologëve të Kosovës, Prishtinë, 1983 (me bashkautorë).

5. Disa karakteristika fiziko-kimike të ujit të liqenit “Batllava”, “Buletini”, nr.1 i Shoqatës së Kimistëve dhe Teknologëve të Kosovës, Prishtinë, 1983 (me bashkautorë).

6. Mundësia e përdorimit të qymyrit si material jon-këmbyes për zbutjen e ujit, “Kërkime”, nr.3, Prishtinë, 1985 (me bashkautorë).

7. Reactions of cobalt (II) protoporphyrin IX dimethyl ester (Co Il p), and (CollIPCI) in coordinating aliphatic alcohols, J. Chem. Soc. Dalton Trans, 1985 (me bashkautorë).

8. Mechanism of oxydation of Co (II) protoporphyrin IX dimethyl ester in methanol in presence of methoxide and ambidentate ligands in air and oxygen-free argon, J.Chem. Soc. Chem. Commun … (me bashkautorë).

III. Tekste shkollore dhe universitare

1. Kimia për klasën VII të shkollës fillore, ETMM i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1980 (ribotuar edhe më 1982), (me bashkautorë).

2. Përmbledhje detyrash të zgjedhura nga kimia analitike 1983 (dispensë për përdorim të instrumentale, Prishtinë, brendshëm).

3. Kimia për klasën III të AMO-së (për degët natyrore- teknike), ETMM i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1984 (me bashkautorë).

4. Kimia fizike eksperimentale për studentët e kimisë, Prishtinë, 1995

5. Kimia fizike për klasën III të AMO-së (drejtimi kimiko- teknologjik), … (me bashkautorë).

6. Praktikum i kimisë fizike I-II për studentët e kimisë të FSHMN. Prishtinë,… (me bashkautorë). (me bashkautorë).

IV. Përkthime

1. Filipoviq Lipanoviq, Kimia e përgjithshme dhe inorganike, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1996

2. Milan Sikirica, Stekiometria, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1997.

V. Kumtesa

1. Mechanism of a reaction of Co (II) protoporphyrin IX dimethyl ester with pyridine and its substituted derivatives in predominantly alcoholic media (XX International Conference on Coordination Chemistry), Abstracts II-29, Calcutta (India), December, 1979 (me bashkautorë).

2. Disa karakteristika fiziko-kimike të ujit të liqenit “Batllava” (Këshillimi I i Kimistëve dhe Teknologëve të Kosovës Simpoziumi I Jugosllav për elementet e rralla), Prishtinë, 16-18 shtator 1982 (me bashkautorë).

3. Kobalt (II) protoporfirin IX dimetil ester. Oksidacija metala bez prisustva aminskih liganada (Këshillimi II i Kimistëve dhe Teknologëve të Kosovës dhe Këshillimi mbi mundësinë e shfrytëzimit të lëndëve industriale të Kosovës), Prishtinë, 20-22 shtator 1984 (me bashkautorë).

4. Mehanizam reakcije kobalt (II) protoporfirin IX dimetil estera (Co II P) s metoksidom i 4CH3 piridinom u metanolu u atmosferi argona (IX Sastanak Kemičara Hrvatske), Zagreb, 11-13 shkurt 1985 (me bashkautorë).

5. Ugljen kao adsorbent za otklanjanje fenola iz otpadnih voda (IV Jugoslavenski Simpozijum o analitičkoj kemiji), Split, 9-12 tetor 1985 (me bashkautore).

6. Reaction of cobalt (11) protoporphyrin i dimethyl ester (CO TIP) with ambidentate ligands in methanol (XXIV International Conference on Coordination Chemistry), Athens (Greece), August 24-29, 1986 (me bashkautorë).

7. Mënjanimi i metaleve të rënda nga ujërat e ndotura (Këshillimi III i Kimistëve dhe Teknologëve të Kosvës dhe Simpoziumi II Jugosllav mbi elementet e rralla), Prishtinë, 25-27 shtator 1986 (me bashkautorë).

8. Ndikimi i polielektrolitit amfoter në fundërrimin e disa joneve të metaleve (Këshillimi III i Kimistëve dhe Teknologëve të Kosvës dhe Simpoziumi II Jugosllav mbi elementet e rralla), Prishtinë, 25- 27 shtator 1986 (me bashkautorë).

9. Mehanizam stvaranja porfirinskog u-kompleksa kobaltas ambidentatnim ligandima u metanolu (Këshillimi III i Kimistëve dhe Teknologëve të Kosovës dhe Simpoziumi II Jugosllav mbi 1986 (me elementet bashkautorë).

10. e rralla), Prishtinë, 25-27 shtator New absorbents for coal processing ëastëater treatment, Strasbourg (France), 4-5 qershor 1991 (me bashkautorë). Dr. sc. Xhavit Ahmeti ishte njeri i angazhuar, pos në detyra të rëndësishme në fakultet, edhe në jetën shoqërore-politike. Menjëherë pas rifillimit të punës të UP-së ishte kryetar i Këshillit Mësimor-Shkencor të UP-së (1992-1994), e në këtë kohe, më 1992 u zgjodh edhe deputet i Republikës së Kosovës dhe këshilltar për arsim. Në këtë detyrë, më 21 nëntor 1996, edhe e gjeti vdekja, gjatë një udhëtimi zyrtar për në Beograd.

Edhe pse u nda herët nga jeta, marrë në tërësi, dr. sc. Xhavit Ahmeti ka lënë pas veti një opus të lakmueshëm të veprimtarisë profesionale – shkencore: 24 punime shkencore, 27 kumtesa të mbajtura në simpoziume, e tribuna të tjera shkencore, si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë vendit. Pas veti ka lënë gruan dhe pesë fëmijë: tri vajza dhe dy djem të cilët jetojnë në Prishtinë.

Të ngjajshme