Kush është Shefki Bajrami?
Shefki Bajrami i lindur me 03.01.1951 në fshatin Përlepnicë në familjen Bajrami nga babai Mustafa dhe nëna Zyrhnje.
Shkollen fillore e kreu në fshatin Përlepnicë dhe atë të Mesme Normalen “Skënderbeu” në Gjilan. Në vitin 1971 për herë të parë është punësuar në fshatin Kremenade, Paralele e ndarë e shkollës “Bratsve” ne Strezovfc, Komuna e Kamenicës. Në këtë shkollë ka punuar edhe në Paralelen e ndarë të Krilevës dhe në shkollën amë të Strezovcit deri në vitin 1977.
Në nëntor të vitit 1977 punësohet në shkollen fillore “Bashkim-Vllaznim” të fshatit Koretin, Komuna e Kamenicës. Në këtë shkollë është dalluar për punën e tij dhe është shpërblyer me shumë mirënjohje.
Me Orkestren e Shkollës fillore te Koretinit ka marrë pjesë në Festivalin “Takimet e Majit në Gjilan dhe ne Festivalin e Muzikes folklorike në Gllogove.
Në Përlepncië eshtë punësuar më 01.09.1985 deri në pesnsionim me 03.01.2016. Në këtë shkollë la gjurmë të thella në gjenerata të tëra, duke ofruar çdo gjë nga vetja për të dhënë kontribut në ngritjen intelektuale dhe fizike të nxënësve përmes punës së rregullt dhe aktiviteteve të shumta jashtëmësimore.
Për punën e tij ka marrë 3 mirënjohje nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Gjilanit për kontribut në systemin arsimor.
Pasioni i tij ishte muzika dhe sporti, ku për shumë vite ishte lojtare dhe pastaj edhe trajner i Klubit futbollistik “Shelgjishta” të fshatit Verbicë dhe pastaj trajner te KF. “Përlepnica” në Ligën e Dytë të Kosovës në Futboll, në Sezoněn 1997/98.
Po ashtu, ishte anëtar i rregullt i Shoqërisë kulturore artistike “Kosovarja” që nga viti 1972.Ka ekzekutuar mire me violinë dhe clarinet.
Ka qenë anëtar i SHKA “Punëtori” të Komibnatit të Tekstilit në Gjilan gjatë vitit 1977-1979 me instrumentin e klarinetit ku e udhëheqte profesori Isa Jakupi.
Eshtë autor i videoincizimeve që ka bërë në qershor të vitit 1999 te të 125 shipeive të djegura të Përlepnices.