Kush është Safet H. Rexhepi?

 Kush është Safet H. Rexhepi?

Safet Rexhepi u lind më 1.5.1952 në fshatin Pallçisht i Poshtëm të Tetovës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje për ta vazhduar në Tetovë. Shkollën e Mesme Normale e ka kryer në Tetovë më 1971. Në vitin shkollor 1972-1973 është regjistruar në Fakultetin e Shkencave Matematike- Natyrore, Dega e Gjeografisë, në Universitetin e Prishtinës, të cilin e kreu në vitin 1976.

Gjatë viteve 1976-1994, ka punuar në Gjimnazin “9 Maj”, tani “Ismail Qemali”, në Kamenicë, kurse nga viti 1994 e deri më 2013 ka punuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Po ashtu gjatë këtyre viteve ka në paralele të ndara të Gjimnazit, në fshatin Zhegër të Gjilanit. Paralelisht punuar në peridhën 1977 – 2000 ka punuar edhe në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” të Gjilanit. Prej viti shkollor 2013-2014 deri më 28.4.2017 punoi në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ku edhe është pensionuar. Jeton në Gjilan.

Të ngjajshme