Kush është Prof. Asoc. Dr. Januz Dërvodeli?
Prof.Asoc.Dr. Januz Dërvodeli lindi më 9 shkurt 1955 në fshatin Magurë të komunës së Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në Hogosht (1970), duke udhëtuar edhe nga disa kilometra këmbë në ditë. Shkollën e mesme (normalen) e mbaroi në Gjilan (1976), kurse studimet themelore i kreu në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë në Prishtinë (1980). Gjatë shkollimit, sidomos të atij fillor e të mesëm, kishte kushte të vështira jete e pune, kurse gjatë studimeve, në fillim kishte kredi studentore e më vonë, në Saje të suksesit shumë të mirë që kishte arritur, merrte bursën univesitare, me ç’rast më 1979 shpallet “Student i dalluar” i UP-së, kurse redaksia e “Zërit të rinisë” dhe ish-Konferenca e LRS-së e Fakultetit Filozofik shpërblejnë me nga një libër.
Pas mbarimit të studimeve universitare, dy vjet punoi mësues klase në Shkollën fillore “Musa Zajmi” të Gjilanit, kurse në vitin shkollor 1983/84 u zgjodh asistent në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës për lëndën Hyrje në Pedagogji (Pedagogji e përgjithshme), të cilën lëndë e ligjëron edhe tash.
Grishja dhe interesimi për ta zgjeruar horizontin e njohurive, e shpien t’i regjistrojë edhe studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë në Universitetin “Kiril i Metodij” të Shkupit, ku për një kohë relativisht të shkurtër i kreu të gjitha provimet (1984/85). Mirëpo, për shkak të gjendjes së krijuar politike viteve të fundit, kaloi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe, pasi i kreu disa provime plotësuese, më 21.5.1996, e mbrojti edhe temën e magjistraturës: “Informimi profesionali nxënësve të klasave VIU të shkollës fillore në territorin e komunës së Gjilanit”, para komisionit vlerësues: prof. dr. Nijazi Zylfiu (kryetar), prof. dr. Hajrullah Koliqi (anëtar) dhe prof. dr. Islam Krasniqi (udhëheqës). Ndërkaq, më 9.4.1997 Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit Filozofik të Prishtinës ia miratoi edhe tezën e disertacionit: “Dallimet në suksesin e nxënësve të shkollës fillore të regjistruar para kohe, me kohë dhe pas kohe”, të cilin projekt është duke e realizuar nën udhëheqjen e prof. dr. Bektesh Bekteshit, i cili problem, me sa dihet, deri më tash te ne nuk është hulumtuar e studiuar sa duhet, dhe në vitin 2004 u bë DOKTOR I SHEKNACVE PEDAGOGJIKE.
Profesor Januzi ka ushtrua edhe pozitën e dekanit në UKZ, Fakultetin e Edukimit prej viti 2016-2019.
Krahas punës me studentë dhe ngritjes profesionale – shkencore, mi sc. Januz Dërvodeli, ka batuar edhe mbi 30 punime, kryesisht në revistat Shkëndija”, “Zog mëngjesi”, te “Buletini” i Fakultetit Filozofik të UP-së dhe te revistat e gazetat e tjera që dalin në Kosovë dhe në Maqedoni si dhe një hulumitm, si botim të veçantë.
I. Botime të veçanta
1. Informimi dhe orientimi profesional, “Etruria”, Prishtinë, 1997.
II. Punime profesionale – shkencore
1. Profesioni i zgjedhur drejt ndihmon zhvillimin optimal të individit, “Shkëndija” nr.8, Prishtinë, 1980. 2. Rëndësia dhe roli i pedagogut në shkollën tonë, “Shkëndija” nr.9, Prishtinë, 1980.
3. Profesioni i mësuesit kërkon punë sistematike, “Shkëndija”, nr.7, Prishtinë, 1981.
4. Orientimi profesional si nevojë e rëndësishme, “Shkëndija”, nr.10, Prishtinë, 1984.
5. Domosdoshmëria shoqërore dhe arsyeshmëria pedagogjike e mësimit plotësues, vazhdues dhe të shtuar, “Shkëndija”, nr. 15, Prishtinë, 1984.
6. Tekst me vlera të larta shkencore e profesionale (vështrim librit të dr. Njiazi Zylfiut, Didaktika, Universiteti i Prishtinës, 1988), “Shkëndija”, nr. 10, Prishtinë, 1988.
7. Suksesi dhe shpërblimi, “Shkëndija”, nr.15, Prishtinë, 1984 dhe te “Zog mëngjesi”, nr.18, Prishtinë, 1997.
8. Aktivitetet jashtëmësimore dhe orientimi profesional, “Shkëndija”, nr.8, Prishtinë, 1996.
9. Për profesionin tim kanë vendosur prindërit, “Zog mëngjesi”, nr.19, Prishtinë, 1997.
10. Pedagogu për mësuesin dhe nxënësin, “Zog mëngjesi”, nr. 19, Prishtinë, 1997.
11. Rëndësia e ekspozitave në informimin profesional të nxënësve të shkollës fillore, “Zog mëngjesi”, nr. 18, Prishtinë, 1997.
12. Shkolla bashkëkohore dhe orientimi profesional, Shkëndija”, nr. 7, Prishtinë, 1997.
13 Gabimet në zgjedhjen e profesionit, “Shkëndija”, nr.9, Prishtinë, 1997.
14. Ndryshime duhet të pësojë, jo vetëm shkolla, po edhe familja, “Shkëndija”, nr. 1, Prishtinë, 1998. 15. Mosha e fëmijës për shkollë, Shkëndija, nr.3, Prishtinë, 1998
16. Loja, faktor i rëndësishëm në përgatitjen e fëmijës për nisje në shkollë, “Shkëndija”, nr.6, Prishtinë, 1998.
17. Nocioni dhe rëndësia e edukatës për individin dhe për shoqërinë, “Shkëndija”, nr.7, Prishtinë, 1998. 18. Metoda e diskutimit dhe rëndësia e saj në arsimimin e të rriturve. “Buletini” i Fakultetit Filozofik, Prishtinë, 1998.
19. Formimi i shprehive kulturore të individit, “Shkëndija”, nr.1, Prishtinë, 1999.
20. Edukatori i shumë brezave (Rexhep Maksuti 1936-1999), Shkëndija”, nr.9, Prishtinë, 1999.
21. Synimet e edukatës në shoqërinë demokratike, “Shkëndija”, nr.4,5,6,7 (prill-shtator), Prishtinë, 1999 dhe te “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 2000.
22. Informimi dhe orientimi profesional, “Shkëndija”, nr.3, Prishtinë, 2000.
23. Urti të mendimtarëve të shquar, “Shkëndija”, nr.4, Prishtinë, 2000 dhe te “Shkëndija”, nr.10, Prishtinë, 2000.
24. Shkolla jonë e stërngarkuar, “Shkëndija”, nr. 10, Prishtinë, 2000.
Përveç këtyre njësive bibliografike, mr. sc. Januz Dërvodeli, te revista “Shkëndija” ka dorëzuar për botim edhe këto punime:
1. Ta jetësojmë shoqërinë demokratike
2. Sjellja kulturore e individit
3. Urti të mendimtarëve
4. Roli i shembullit në edukimin e familjes
5. Roli i lojës në edukimin e fëmijës
6. Shpërblimi dhe dënimi
7. Pse disa nxënës nuk mësojnë
8. Si të motivohet nxënësi për mësim
9. Zhvillimi i pavarësisë te nxënësi
10. Si t’i ndihmohet nxënësit në mësim
11. Gabimet e proindërve në edukimin e fëmijëve
12. Fëmijët që edukohen me vështirësi
13. Gënjeshtra te fëmija
14. Institucionet parashkollore dhe rëndësia e tyre për përgatitjen e fëmijëve për shkollë.
Profesor Januz Dërvodeli ka bashkëshorten dhe katër fëmijë: tri vajza e një djalë.
Jeton në Gjilan. Më datë: 09.02.2020 është pensionuar profesor Januz Dërvodelli.