Kush është Hekuran Bllaca?
U lind më 21.1.1983 në Gjilan. Te Hekurani, qysh në moshën parashkollore, vërehen prirjet për muzikë dhe talent, të cilat, me siguri, do t’i ketë trashëgimi familjare. Në vitin shkollor 1991/92regjistrohet në shkollën për arsimin fillor-muzikor në Gjilan, ku ndjek mësimet e fizarmonikës te mësimdhënësi Xhevat Ismaili. Hekurani, gjatë shkollimit fillor-muzikor ishte i shkëlqyeshëm dhe dallohej nga bashkëmoshatarët e tij. Ai pati shumë paraqitje me fizarmonikë, si në programe interne, ashtu edhe publike, të cilat i organizonte shkolla e muzikës.
Në vitin 1997 regjistrohet në shkollën e mesme të muzikës ,,Prenkë Jakova” të Prishtinës, paralelja në Gjilan. Në mungesë të drejtimit të fizarmonikës ndjek mësimet në drejtimin pedagogjiko-artistik. Edhe gjatë shkollimit të mesëm, Hekurani ishte aktiv në jetën muzikore të shkollës. Në këtë periudhë vazhdon mësimet e fizarmonikës si instrument të dytë, por interpretoi edhe në piano, ku mësimdhënës kishte prof. Isa Jakupin dhe ishte aktiv në korin e shkollës të udhëhequr nga Izet Kallaba, ku pati disa koncerte të organizuara në Gjilan,Prishtinë, Prizren, Gjakovë e gjetiu. Hekurani i takon gjeneratës së parë të shkollës së mesme të muzikës në Gjilan. Ishte kjo një gjeneratë e njohur për entuziazëm dhe angazhim të madh, si të nxënësve, ashtu edhe të mësimdhë- nësve. Kjo bëri që të krijohej një bazë e mirë për përsosje të mëtejme profesionale. Kështu, Hekurani, në vitin 2002 shkon në Tiranë dhe, në Akademinë e Arteve të Bukura, regjistron kanton në klasën e prof. Burhan Spahiut. Në vitin akademik 2002/03 debyton si solist në koncertin e mbajtur në Teatrin e Operës dhe Baletit (TOB) në Tiranë. Në të njëjtin vit angazhohet në korin e TOB-it të Tiranës me të cilin pati një sërë aktivitetesh si në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Itali e Kosovë. Në turnetë që pati me TOB-in interpretuan vepra të autorëve shqiptarë dhe botërorë nga të cilat veçojmë operat: „Traviata”, „Flauti magjik“, „Aida”, „Madam Butterfly”. ,, Turandot” etj . Në vitin 2004/05 pati një sërë koncertesh me emra të njohur të skenës muzikore nga të cilët po veçojmë atë me sopranen e njohur me përmasa botërore, Inva Mula – koncerti në Butrint, pastaj me Ardit Gjebrenë, në Tiranë etj. Ishte kjo periudhë në të cilën angazhimet e Hekuranit sa vijnë e shtohen. Po në të njëjtin vit (2005) angazhohet në mjuzikllat amerikanë “West Side Story” dhe , Broadway”, të mbajtura në Tiranë. Hekurani, në vitin 2005/06 performon në dy aktivitete shumë të rëndësishme; i pari mjuziklli francez ., Romeu dhe Xhulieta” në Tiranë dhe aktiviteti i dytë është pjesëmarrja në festivalin italian të këngës . San Remo” me këngëtaren e njohur me prejardhje shqiptare, Ana Oksa.